Anthony Joshua nuk kishte interes të diskutonte për Tyson Fury gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp para meçit me Kristian Prengën.
Joshua përballet me Prengën në Arabinë Saudite të shtunën në mbrëmje.
Joshua u takua me Prengën në Jeddah të Arabisë Saudite të enjten, ndërsa prezantuesi Jamie Ward i kërkoi një fjalë të shkurtër për Furyn përpara se të përfundonte konferenca.
Joshua ndërhyri, duke refuzuar të përgjigjet. “Jo, jo, jo”.
“Duhet ta respektoj kundërshtarin tim atje. Nuk duam të flasim për Tyson Furyn, me respekt”, ka theksuar Joshua.
Edhe
Tyson Fury për Prengën: Është një konservë domatesh
Joshua po rikthehet në ring për herë të parë që nga përfshirja e tij në një aksident tragjik me veturë ku vdiqën dy miqtë e tij të ngushtë Sina Ghami dhe Kevin Ayodele.
Së fundmi, 36-vjeçari Joshua boksoi me yllin e “YouTube”, Jake Paul. Ai meç i pabarabartë, që përfundoi me fitore të pritur të Joshuas, u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar.
Ai është përgatitur për Prengën që nga janari së bashku me ish-kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda Oleksandr usyk në një kamp në Valencia të Spanjës.
Joshua tha se është “plotësisht i përqendruar” për luftën kundër Prengës, por e kupton se “ka një pamje të përgjithshme”.
“Qëllimi është të pushtoj universin, apo jo? Por para së gjithash duhet të pushtoj tokën”, shtoi ai. “Është një mundësi e shkëlqyer për mua të kuptoj se ku të çon kjo pikë kontrolli. Në fund të fundit, realiteti është se nuk ekziston univers, nuk ka të ardhme nëse nuk e kaloj këtë pikë kontrolli të shtunën në mbrëmje”.
Prenga premton fitore me nokaut.
Edhe
Boksieri shqiptar i bindur se do ta “anulojë” meçin Joshua – Fury
Një Prenga i sigurt tha se shpreson “t’i tregojë botës kush jam” kur të ndeshet me Joshuan si një autsajder i madh të shtunën.
I pyetur se si planifikon ta përfundojë, shqiptari u përgjigj thjesht.
“Me nokaut”.
Ai vazhdoi.
“Çdo boksier ka dobësi dhe bie në ring, pavarësisht se kush je. Unë e respektoj shumë Anthony Joshuan. I kam parë dobësitë e tij. E kam parë atë që bën më mirë. Të shtunën në mbrëmje do të tregoj saktësisht se çfarë i kam kushtuar vëmendje”, është shprehur Prenga.
Edhe
Moore thotë se boksieri shqiptar mund ta mposhtë Joshuan
Promotori Eddie Hearn tha se Joshua ka punuar “siç nuk e kam parë kurrë më parë” dhe e etiketoi rikthimin e tij “fenomenal”.
“Ne e zgjodhëm Prengën për një arsye sepse ai është një sfidë e vërtetë”, tha Hearn.
“Ai do të notojë me djemtë e mëdhenj të shtunën dhe ne do të zbulojmë nëse i duhen shirita në krahë apo jo”.
AJ respecting Prenga & Albania 🤝
🎟️ Buy #JoshuaPrenga NOW at https://t.co/FoiaUucI53 | July 25 | Danger Before Destiny 🤳 pic.twitter.com/BIrofrziPl