Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Mposhtet Cena, vazhdon në repesazh

cc

Dardan Cena është ndalur në çerekfinale të kategorisë deri 81 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Dardani pësoi nga bartësi i parë i kategorisë, Mihajlo Simin i Serbisë. 

Lufta ishte e fortë dhe u vendos vetëm në kohën shtesë. Pas gjashtë minutave, Simin fitoi me “Yuko”.

Cena nuk po garon në kategorinë e tij. Ai karrierën e ka ndërtuar në kategorinë deri 73 kilogramë.

Tani Cena përmes repesazhit e kërkon medaljen e bronztë mesdhetare.

Lexo përditësimet tjera
xx

Sot garojnë xhudistët, priten medaljet

Plot pesë xhudistë të Kosovës do të garojnë të premten (sot) në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. ...