Ari Krasniqi ka pësuar disfatë me ndërprerje të meçit në raundin e dytë, në Kampionatin Evropian U19 të boksit që po mbahet në Ostrava të Republikës së Çekisë.
Krasniqi në kategorinë deri 70 kilogramë pësoi disfatë nga boksieri grek, Georgios Kostouros.
Boksieri grek dominoi, ndërsa gjyqtari e ndërpreu meçin.
“Sot më 2 tetor në ring u paraqit Ari Krasniqi në kategorinë deri 70 kg. Ai pësoi humbje nga boksieri me përvojë, Kostouros Georgios nga Greqia. Duhet cekur se për Ari Krasniqin e pa përvojë, ky ishte dueli i parë ndërkombëtar”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës.
Të mërkurën meçin e parë në Evropianin për të rinj në Çeki, boksieri Riad Isufi e fitoi ndaj boksierit të Lituanisë, Kerpe Korenlijus. Isufi garon në kategorinë deri 50 kilogramë, ndërsa fitoi me rezultatin 5:0.