Boksieri shqiptar, Florian Marku, është arrestuar në Gjermani, ka njoftuar të mërkurën mbrëma Top Channel.
Sipas këtij mediumi tiranas, Marku është ndaluar në Gjermani dhe është ekstraduar për në Greqi. Marku, sipas raportimit, ishte në kërkim për një incident që ndodhi shtatë vjet më parë në Selanik.
Ai akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Marku është prej boksierëve më të famshëm shqiptarë. Ka bazë të gjerë të tifozëve. Viteve të fundit ka jetur në Angli.
Artikuj të ngjashëm
-
Florian Marku arrestohet sërish, pritet të ekstradohet në Greqi
-
Lirohet Florian Marku, në pritje të vendimit për ekstradim në Greqi
-
Arrestohet në Morinë një 34-vjeçar nga Ferizaj, kërkohej nga Gjermania për trafikim të lëndëve narkotike
-
Gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun
-
Arrestohet Jozefin Marku dhe një person tjetër për rrahjen e Edit Kuçit, dy persona në kërkim