Gjykata e Tiranë të mërkurën ka vendosur masën “arrest shtëpie” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar për sulmin ndaj personazhit publik nga Kosova, Eduard Kuçi.
Pavarësisht se Prokuroria kërkoi arrestin me burg, Gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie.
Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë. Dy persona janë ende në kërkim.
Në kuadër të hetimit, Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi.
Ndërkohë, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve, ai nuk e ka kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e përshkruar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.
Në mbrojtjen e tij, Jozefin Marku ka deklaruar se ishte irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar në rrjetet sociale.
-
Arrestohet Jozefin Marku dhe një person tjetër për rrahjen e Edit Kuçit, dy persona në kërkim
-
Këngëtari Jozefin Marku në “stop-listën” e Policisë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin e 2023-tës ndaj KFOR-it e Policisë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në veri
-
MPJD-ja kërkon nga ndërkombëtarët siguri për kosovarin e arrestuar në Serbi