Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet Jozefin Marku

Këngëtari Jozefin Marku në “stop-listën” e Policisë

Këngëtari Jozefin Marku është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke rrahur Edi Kuçin, personazh publik në rrjete sociale dhe reality shows, raporton “Top Channel”. 

Mësohet se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar në polici edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.

Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.

Të premten Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me dhunimin e shtetasit nga Kosova.