Shaqir Totaj kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, në një tubim me mësimdhënës ka shpalosur programin e tij për arsim, me ç’rast edhe ka shkelur masat anti-Covid, meqenëse numri i pjesëmarrësve ishte në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së. Totaj premtoi depolitizim të arsimit e ndërtim të çerdheve të reja, por pa treguar kohën dhe numrin e tyre. Mbështetje i dha edhe Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së.
Me 20 minuta vonesë ka mbërritur Shaqir Totaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit, në tubimin me mësimdhënës ku mblodhi më shumë njerëz sesa që lejojnë masat antiCovid.
Totaj tha që arsimi është një nga shtyllat kryesore të programit të tij dhe se me qeverisjen aktuale ky sektor ka degraduar.
Ka premtuar shtim të numrit të çerdheve, por nuk e ka treguar kohën kur do të ndodhë kjo dhe as se sa çerdhe do të shtohen.
Totajt mbështetje i dha deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili edhe ia ngatërronte mbiemrin.
Ai tha se me fitoren e Shaqir Totajt, do të marrë fund politizimi i arsimit.
Ndërkaq, në Prishtinë, Uran Ismaili kandidat i PDK-së për këtë komunë, gjatë një vizite në një deponi ilegale të bërllokut, ka premtuar vendosje të kamerave në hapësirat ku krijohen këto deponi, në mënyrë që sipas tij, të zgjidhet ky problem.
-
Kronika Zgjedhore/ PDK-ja premton zona ekonomike e shtigje për biçikleta - shkel masat anti-COVID
-
Kronika Zgjedhore/ PDK-ja premton autobusë elektrikë për Prizrenin
-
Totaj: Në listën e PDK-së janë përfshirë kandidatë që u komprometuan më 28 dhjetor
-
Shaqir Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite
-
Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar