Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, po e kërkon votën e qytetarëve atje.
Por tani jo në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës, por të iniciativës Demokratët për Drenasin.
Ajazi ka premtuar zgjidhjen e problemit të transportit në qytetin e Drenasit.
Ka thënë se zgjerimi i rrugëve dhe ridizajnimi i tyre do të evitojë rastet e përmbytjeve.
“Një nga gjërat e para që do të merremi sapo Demokratët për Drenasin të marrin drejtimin e komunës do të jetë rregullimi i çështjes së transportit. Qyteti duhet shpëtuar nga kaosi dhe kolonat e gjata me të cilat përballemi çdo ditë. Nëpërmjet zgjerimit të rrugëve, ridizajnimit e shtimit të tyre dhe nëpërmjet zgjidhjes për t’i evituar përmbytjet."
Tutje gjatë prezantimit të programit për transportin në Komunën e Drenasit, Ajazi ka premtuar digjitalizim të pikave pritëse dhe funksionalizim të linjës së transportit Drenas-Prishtinë dhe anasjelltas, nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 24 të mbrëmjes.
Edhe
Ajazi synon të marrë të gjitha votat që ishin kundër Lladrovcit në raundin e parë
“Nuk do të mbetet asnjë lokalitet i pambuluar nga transporti. Do të nisim me digjitalizimin e të gjitha pikave pritëse. Stacioni kryesor në qytet do të marrë një pamje krejt tjetër. Do të ketë rend dhe rregull, do të mundësohet funksionimi i rregullt i linjës Drenas – Prishtinë – Drenas nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 24:00 të mbrëmjes dhe do të ketë linja të rregullta ditore në të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit”, ka thënë Ajazi.
Driton Ajazi nuk ishte kandiduar nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, edhe pse kjo ishte kërkesë e degës së kësaj partie atje.
-
Kronika zgjedhore / Ajazi prezanton planin për kompleksin kulturor në Drenas
-
Driton Ajazi aplikon në KQZ me iniciativë të pavarur për të parin e Drenasit
-
Me “Dekada e Re për Drenasin”, Ajazi garon në Drenas, kritikon PDK-në për padrejtësi
-
Përçarje në PDK, dega kandidon Driton Ajazin për kryetar të Drenasit