Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka kandiduar Driton Ajazin për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahet këtë vit.
Lajmi është konfirmuar nga vet Ajazi përmes një statusi në Facebook, pavarësisht se kryetari aktual Ramiz Lladrovci e ka paraqitur qysh moti publikisht kandidaturën për të parin e Drenasit nga kjo parti.
“Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vit. E vlerësojë jashtëzakonisht shumë besimin e dhënë nga dega e PDK-së në Drenas, që t’i prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time”, ka shkruar Ajazi.
Ndërkohë, kryesia qendrore e PDK-së ka kërkuar që Lladrovci të jetë kandidati i kësaj partie për zgjedhjet e këtij viti në Drenas. Kjo ishte konfirmuar edhe nga një vizitë që bëri u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në këtë komunë disa javë më parë.
KOHA ka provuar të kontaktojë me Lladrovcin për të marrë një qëndrim lidhur me këtë situatë, por ka qenë i paqasshëm.
-
Lladrovci emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas
-
Driton Ajazi aplikon në KQZ me iniciativë të pavarur për të parin e Drenasit
-
Me “Dekada e Re për Drenasin”, Ajazi garon në Drenas, kritikon PDK-në për padrejtësi
-
Ajazi: Lladrovci ka bërë pazare me asamblistë për interesa të tij
-
Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK