Përgjatë pandemisë së koronavirusit, shumë njerëz kanë gjetur ngushëllim tek filmat duke tentuar kështu t’i ikin ndjesisë së izolimit nga bota.
Derisa lansimi i shumë filmave është shtyrë deri në kohë të pacaktuar, festivali i filmit në Venecia ka vazhduar të mbahet sipas planit, por me disa ndryshime të domosdoshme sa i përket ruajtjes së sigurisë.
I mbajtur nga 2 shtatori deri më datën 12 të këtij muaji, edicioni i 77-të i festivalit ndërkombëtarë të filmit u ndoq nga yje të shumtë të filmit dhe showbizit, të cilët megjithatë sollën mjaft glamur mbi qilim të kuq.
Shumica prej tyre i mbanin maskat në duar, gjatë kohës sa pozonin për fotografët të cilët qëndronin në distancë mjaft të largët fizike, transmeton Koha.
Por, as situata e re e krijuar nga kriza shëndetësore dhe masat e shtuara të sigurisë, nuk i ndaluan të famshmit që të dukeshin elegant dhe plot stil gjatë parakalimit të tyre në premierat dhe ngjarjet tjera të organizuara në kuadër të festivalit.
Edhe
Festivali i filmit në Venecie do të mbahet në formë fizike por me shumë ndryshime
Këto ishin disa prej veshjeve më të pëlqyera dhe të komentuara mbi qilimin e kuq, të shtruar me rastin e festivalit të sivjetmë të filmit në Venecie...
{gallery}