Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cate Blanchet arriti në Venecie me rastin e festivalit të filmit që fillon sonte

Sonte në Venecie të Italisë fillon festivali i parë që po mbahet në formë fizike prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, megjithëse pritet të duket shumë më ndryshe nga edicionet e kaluara.

Tradicionalisht, në këtë ngjarje të rëndësishme kinematografike yjet e filmit vinin në qytet me barka, ku pastaj priteshin nga adhuruesit e entuziazmuar me të cilët pozonin për fotografi dhe u nënshkruanin autografe. Një tjetër karakteristike e festivalit ishte edhe atmosfera energjike mbi qilim të kuq.

Ndërsa këtë vit, publikut i është kërkuar të mos e rrezikojë shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të këtilla ku mblidhen shumë njerëz, dhe kështu t’i rezistojnë dëshirës për t’i takuar idhujt e tyre të kinematografisë. Si pasojë, premierat me qilim të kuq për filmat pjesëmarrës të festivalit, po zhvillohen pa prezencën e fansave.

Kriza globale shëndetësore po ashtu ka bërë që numri i filmave konkurrent të jetë më i vogël këtë vit, dhe prezenca e yjeve të listës A në Hollywood të jetë shumë e vogël dhe e limituar, transemeton Koha.

Juria e sivjetme e festivalit udhëhiqet nga aktorja australiane, Cate Blanchett, e cila tashmë ka arritur në qytetin e bukur të Venecies. Të famshmit e tjerë që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen fizike në këtë ngjarje janë edhe, Matt Dillon, Pedro Almodovar dhe Tilda Swinton.

Edhe Festivali i Venecias me shkëlqim në pandemi thekson fuqinë e filmit Kulturë Festivali i Venecias me shkëlqim në pandemi thekson fuqinë e filmit

Në garën kryesore të festivalit ndërkombëtarë të filmit këtë vit janë gjithsej 18 filma, të cilët konkurrojnë për çmimin “Luani i Artë”. Vetëm dy prej këtyre filmave janë produksione amerikane si, “Nomadland” një dramë me protagonist aktoren Frances McDormand dhe “The World To Come”, film ky që në rolin kryesor e sjell aktorin Casey Affleck.

Edicioni i 77-të i festivalit të filmit në Venecie, fillon të mërkurën më 2 shtator ndërsa përmbyllet më datë 12 të këtij muaji.