Nëse kërkohet magjia e filmave të vjetër, asnjë festival i filmit nuk është i krahasueshëm me atë të Venecias, edicioni i 79-të i të cilit u hap të mërkurën mbrëma. I sivjetmi është i test i madh për të parë nëse turma e artit është e gatshme për rikthim në kinema
Cannes është më e madhe, Berlini është më politik, ndërsa kur bie fjala për numrin e madh të të famshmëve në tapetin e kuq, Toronto është në krye.
Por nëse kërkohet magjia e filmave të vjetër, asnjë festival i filmit nuk është i krahasueshëm me atë të Venecias, edicioni i 79-të i të cilit u hap të mërkurën mbrëma. Pjesërisht është për shkak të historisë. Festivali i Filmit në Venecia është festivali më i vjetër i këtij lloji. Ai është festivali që e ka organizuar festën e parë të artit kinematografik, të mbajtur qysh në vitin 1932.
Regjisori italian Benito Mussolini ishte adhurues i madh filmash dhe një nga të parët që e ka mirëpritur potencialin e mediave për propagandë. Pas Luftës së Dytë Botërore, festivali për fat të mirë arriti t’i kapërcejë rrënjët e tij fashiste dhe u hap për kinemanë ndërkombëtare.
Hijeshia e botës së vjetër
Sot, Venecia ruan ende një pjesë të hijeshisë së botës së vjetër. Të famshëm që vijnë me anije, duke rrëshqitur në portin pas Sala Grande ose hotelit historik “Excelsior”, që të duket se do ta shohësh Thomas Mannin duke u ulur me diell në një shezlong, duke vështruar Timothee Chalamet teksa shëtit rrugës për në premierë.
Pjesërisht është për shkak të lokacionit. Venecia ka ritmin e qytetit modern. Kritikët dhe adhuruesit e filmit udhëtojnë drejt shfaqjeve me vaporë, duke kaluar horizontin më mahnitës që mund të ofrojë Evropa.
Nëse jeni mjaftueshëm me fat të gjeni një hotel në Lido, ishullin venecian ku mbahet festivali, ju mund të shkoni në teatër, ose të ngisni një biçikletë, duke rrëshqitur përgjatë ujit, si të pasurit që nuk bëjnë asgjë në pushime.
Por historia dhe vendndodhja nuk janë e gjitha. Filmat janë një biznes shumë miliarda dollarësh dhe festivalet ndërkombëtare të filmit qëndrojnë në nivelin më të lartë vetëm nëse vazhdojnë t'i shërbejnë një qëllimi: si një vend për të zbuluar talente të reja, si pikënisje për fushatën “Oscar” të një filmi ose si një ngjarje promovuese për t’i mbushur arkat e ardhshme.
Këtë vit Cannes veproi si “pistoletë e nisjes” për rikthimin e filmit të suksesshëm të Hollywoodit, me premierat e mrekullueshme të tapetit të kuq për “Top Gun: Maverick” me Tom Cruise dhe “Elvisin” e ndritshëm të Baz Luhrmann.

Venecia di si t’i zgjedhë fituesit e “Oscarit”
Venecia ka qenë gjithmonë paska më e rafinuar sesa Cannes. Kur festivali fton një tendë në studio, ai tenton të ketë një avantazh arti. Shihni “Dune” të Denis Villeneuve vitin e kaluar - një epikë fantastiko-shkencore që dukej intime dhe ëndërrimtare. Ose fituesi i “Luanit të Artë” më 2019, “Joker”, një film komik që i detyrohej më shumë “Mbretit të Komedisë” të Martin Scorseses sesa përshkrimeve të mëparshme të Batmanit.
Studiot e mëdha të Hollywoodit e dinë këtë dhe priren t’i ofrojnë Venecias filmat e tyre më sfidues, filmat që ata shpresojnë se do të jenë pretendentë të “Oscarit”. Dhe, nën drejtimin e drejtorit artistik afatgjatë, Alberto Barbera, Venecia ka treguar se di t’i zgjedhë fituesit e çmimeve “Oscar”.
Fituesit për filmin më të mirë, “Nomadland” i Chloe Zhaos, “The Shape of Water” i Guillermo del Toros, “Spotlight” i regjisorit Tom McCarthyt dhe “Birdman” i Alejandro G. Inarritu u dhanë të gjithë premierë në Lido, ashtu si katër nga pesë fituesit e fundit për regjisorin më të mirë.

Pranimi i “Netflixit”
Pastaj është “Netflix”. Përderisa Cannes, me mbështetjen e lobit të gjithëfuqishëm të kinemasë franceze vazhdon t’i bojkotojë filmat nga shërbimet e transmetimit, Venecia nuk e ka problem të zgjedhë filma që do të dalin në internet në vend të kinemasë.
Është festivali i parë i madh që në listën e filmave konkurrentë të vitit 2015 ka futur edhe filmin “Beasts of No Nation” të Cary Joji Fukunaga – dhe që atëherë, çdo vit mesatarisht dy tituj të “Netflixit” kanë qenë pjesë e kësaj liste.
Por më pas në vitin 2022, me katër filma të “Netflix”, Barbera shkoi edhe më tutje, duke përfshirë edhe filmin e parë të “Netflix”, që hapi Venecian: “White Noise” i Noah Baumbach, një adaptim i romanit Don DeLillo me Adam Driver dhe Greta Gerwig. Në garë për “Luanin e Artë” të këtij viti nga “Netflixi” janë epika meksikane “Bardo” e Alejandro G. Inarritu, filmi biografik i Andrew Dominik kushtuar Marylin Monroes, “Blonde”, ku shfaqet ylli kuban Ana de Armas (e njohur për “Knives Out” dhe “No Time to Die”) dhe drama e shumëpritur franceze “Athina” nga regjisori Romain Gavras.
Por tërheqja e vërtetë e Venecias ka qenë gjithmonë surpriza e saj befasuese. Të tilla si fituesi i “Luanit të Artë” më 2021, “Happening” i Audrey Diwan, një përrallë parashikuese për abortin dhe të drejtat e grave. Apo “Quo Vadis, Aida?” nga Jasmila Zhbaniq, që solli një përshkrim të fuqishëm të masakrës së Srebrenicës dhe “Apples”, një satirë butësisht qesharake, befasuese, prekëse nga regjisori grek Christos Nikou, të dy nga viti 2020.
Venecia, që zgjat deri më 10 shtator, nis sezonin vjeshtor të filmit, tradicionalisht vendi i ëmbël për filma “të rritur”. Shpërndarësit e Arthouse, të cilët deri më tani kanë pasur një kohë të vështirë për ta rikthyer audiencën e tyre (shpesh më të vjetër) në kinema pas bllokimeve të COVID, po llogarisin në festivalin italian për t'i larguar entuziastët e kinemasë nga divani dhe për t’i kthyer sërish në kinema.
Në vend që t'u shmangej transmetuesve, Venecia e vërejti qysh herët se “Netflixi” ishte e ardhmja.
Surpriza në Arthouse
Formacioni i Lidos ka shumë për të tërhequr audiencën indie, duke përfshirë “The Whale” të Darren Aronofskyt me aktore Brendan Fraser, “The Eternal Daughter” të Joanna Hogg, ku luan Tilda Swinton, “The Son” i Florian Zeller, vazhdim i regjisorit francez, fitues i çmimit “Oscar”, “The Father”, “Bones & All” nga regjisori i “Call Me By Your Name”, Luca Guadagnino; drama irlandeze “The Banshees of Inisherin” nga regjisori i “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, Martin McDonagh, “Tár”, një film i rrallë i ri nga regjisori amerikan Todd Field ("Little Children", "In the Bedroom") me Cate Blanchett në rolin e një dirigjenteje klasike.
Nëse Cannes, me “Top Gun” dhe “Elvis”, vërtetoi se fansat e filmave me kokoshka ishin të uritur për t'u rikthyer në kinema, Festivali i Filmit të këtij viti në Venecia do të jetë test i madh për të parë nëse turma e artit është e gatshme t'i ndjekë ata.
Marrë nga “Deutsche Welle”. Përktheu: Mirjetë Sadiku