Në njoftimin e KEK-ut thuhet se stafi profesional i Termocentralit ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ka qenë i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, siç theksohet, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje.
Në njoftim thuhet se një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve të munguara të energjisë po sigurohen nga Shqipëria.
“Ndërkohë, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), në situata të tilla është siguruar një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit të munguar përmes shkëmbimit të energjisë me KESH, deri në rikthimin e njësisë në operim, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit sapo të krijohen kushtet teknike, pas ftohjes së njësisë, do të bëhet identifikimi i saktë i burimit të rrjedhjeve, pas së cilës thuhet se do të fillojë menjëherë procesi i sanimit.
-
KEK-u njofton se është rikthyer në funksion njësia A4
-
KEK: Njësia A4 do t’i nënshtrohet remontit vjetor, ndalet sonte
-
KEK-u njofton për telashe me elektrofiltra në termocentralin “Kosova A”
-
Vazhdojnë problemet në termocentrale, pas rikthimit të njësisë A5 shkyçet nga operimi njësia B1
-
Pas gati një jave, kthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”