Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar pas evidentimit të disa parregullsive teknike.
Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalja është bërë në orën 00:00, si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike.
Qëllimi i ndaljes, sipas KEK-ut, është krijimi i kushteve të nevojshme për kontrollin e pajisjeve dhe kryerjen e ndërhyrjeve përkatëse.
“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit”, thuhet në njoftim.
KEK-u ka bërë të ditur se Njësia A4 do të rikthehet në operim pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe pasi të konfirmohen kushtet e sigurta për funksionim.
Korporata ka njoftuar se për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të njësisë në operim do të informojë publikun me kohë.
-
ZRRE-ja alarmon se plani i KEK-ut për investime në termocentrale rrezikon sigurinë e furnizimit
-
Tërhiqen nga tregu edhe 7 produkte të qumështit
-
Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani
-
Për herë të katërt në tri ditë, Vuçiqi kërcënon sërish me Ibrin
-
PDK-ja mblidhet sot në Kuvend