Artikulli i përditësuar (10:30) - Ka përfunduar me të paktën një të arrestuar aksioni i Prokurorisë Themelore në Agjencinë Kadastrale.
KOHA në vend të ngjarjes ka parë një zyrtar teksa nxirrej me pranga në duar, i shoqëruar nga Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBastisje tek Agjencia Kadastrale
Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e Agjencisë Kadastrale në Prishtinë.
KOHA mëson se hetimi po zhvillohet lidhur me veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Deri më tani një pjesë e zyrtarëve policorë nga Departamentit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit janë larguar nga objekti me qese letre në të cilat kanë vendosur provat.
Aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Ajo ka thënë se për detaje do të njoftojnë më vonë.

