Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të ndaluarve në aksionin e realizuar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.
Zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj, ka thënë për KOHËN se ndaj të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.
Ai tutje ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy zyrtarë të kësaj agjencie, një zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe dy qytetarë.
“Është refuzuar kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit. Ndaj pesë të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor. Dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale, dy qytetarë dhe një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ai.
Pesë të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në ndalim 48 orësh nën dyshimet për dallavere me prona. Dy prej tyre dyshohet se kanë falsifikuar një dokument të vitit 1966 me qëllim të përfitimit pasuror të një prone.
-
Dy zyrtarë të Kadastrës e një i gjyqësorit mes të arrestuarve për dallavere me prona
-
Pesë të arrestuar në aksionin për dallavere me prona
-
Refuzohet kërkesa për paraburgimin e tre zyrtarëve policorë
-
Ndërpritet paraburgimi për njërin nga të dyshuarit për dallavere në Byronë e Sigurimeve
-
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dragash dhe Suharekë