Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që ndikojnë pozitivisht kundër yndyrave në gjak

Yndyra në gjak

Yndyra në gjak

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cenimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore.

Ka disa ushqime që rekomandohen:

Arrat

Arrat mund të ulin kolesterolin e keq me 9 për qind. Kjo vlen nëse konsumoni 6-7 arra të qëruara 6 ditë në javë për një muaj.

Hudhra

Edhe Ushqimi që mund të ndihmojë në uljen e yndyrës së dëmshme në gjak Lifestyle Ushqimi që mund të ndihmojë në uljen e yndyrës së dëmshme në gjak

Hudhra njihet si një prej ushqimeve më të forta kundër baktereve dhe infeksioneve që përbëjnë rrezik për organizmin.

Por kohët e fundit, hudhra ka fituar reputacionin e një ushqimi të fuqishëm për uljen e kolesterolit në gjak.

A funksionon me të vërtetë hudhra kundër kolesterolit?

Studimet e fundit mbi këtë çështje thonë se hudhra mundet të ulë nivelin e kolesterolit.

Gjetjet e shumicës së studimeve mbi këtë çështje sugjerojnë se rezultatet më të mira në uljen e kolesterolit arrihen falë konsumit të një grami hudhër në ditë.

Sipas tyre, konsumi i hudhrës ul nivelin e kolesterolit të plotë dhe të triglicerideve me deri në 20 mg/dL.

Por ulja e kolesterolit të keq është modeste dhe niveli i uljes është në varësi të dozës ditore të hudhrës.

Kjo do të thotë që sa më e lartë të jetë sasia e konsumuar e hudhrës, aq më i ulur do të jetë kolesteroli.

Kujdes me hudhrën duhet të tregojnë personat me tension të ulët.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i mbushur me acide yndyrore mono-të-pangopura që parandalojnë aterosklerozën dhe ulin nivelet e kolesterolit.

Edhe Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin Lifestyle Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

Shtoni 10 gramë vaj ulliri ekstra të virgjër në ushqimet tuaja ditore dhe do të ndieni ndryshim.

Avokado

Avokadot janë të pasura me acide yndyrore mono-të-pangopura që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe uljen e niveleve të kolesterolit.

Farat e linit

Farat e linit janë një burim i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe fibër. Ato ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të nivelit të kolesterolit.

Kakaoja pluhur

Kakaoja pluhur përmban flavanolë të cilët ndihmojnë jashtëzakonisht shëndetin kardiovaskular dhe funksionojnë si antioksidantë. Rrjedhimisht ato ulin nivelet e kolesterolit.

Tërshëra

Mjaftojnë dy racione me tërshërë dhe kolesteroli i keq mund të ulet me 5 % në 5 javë, pa ndikuar në kolesterolin e mirë.

Spinaqi

Edhe Shtatë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe dhimbjeve Lifestyle Shtatë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe dhimbjeve

Barishtet si spinaqi janë të pasura me luteinë, që ul rrezikun e atakut në zemër.

Shtoni të paktën 170 gramë spinaq ose barishte të tjera në sallata ose gatime të ndryshme dhe do të ndiheni më mirë./agroweb