Diabeti është një sëmundje që i prek mbi 37 milionë të rritur amerikanë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në Shtetet e Bashkuara, është gjithashtu shkaku i shtatë kryesor i vdekjes. Për fat të mirë, disa ushqime mund ta rrisin jetëgjatësinë e personave me diabet, sipas një studimi të ri që u prezantua në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit.
Në një analizë të studimeve të kryera kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, që u përqendrua në vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet e të rriturve me diabet të tipit 2, studiuesit vunë në dukje zakonet dietike, duke përfshirë konsumin dhe nivelin e marrjes së makronutrientëve si karbohidratet, proteinat dhe yndyrat, si dhe mikronutrientët ose vitaminat dhe mineralet. Ata gjithashtu morën parasysh suplementet dhe komponimet dytësore bimore si polifenolet.
Të dhënat përfundmitare treguan se vezët dhe kolesteroli dietik ishin të lidhura me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë. Perimet dhe proteinat bimore kishin një lidhje të kundërt, por studiuesit vunë re se nuk ishte statistikisht domethënëse. Nga ana tjetër, drithërat, peshku, fibrat dhe acidet yndyrore të pangopura omega-3 u zbuluan se kishin një lidhje të rëndësishme me uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, për personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Prandaj, diabetikët këshillohen që ta shtojnë vetëm një porcion (rreth 20 gramë) drithëra të plota në dietën e tyre të përditshme, nga ushqime të tilla si buka e zezë, orizi ose drithërat e mëngjesit. Duke vepruar kështu, rreziku i tyre për vdekshmëri nga të gjitha shkaqet do të ulet për 16 për qind. Një porcion i vetëm peshku në javë ul rrezikun me 5 për qind, ndërsa 100 miligramë në ditë acide yndyrore të pangopura omega-3 e reduktojnë rrezikun me 13 për qind.
Gjetjet nga ky hulumtim nuk janë befasuese, pasi kjo mënyrë e të ushqyerit ka një histori të shkëlqyer për të përmirësuar jo vetëm shëndetin e zemrës, por edhe reduktimet e mundshme të demencës dhe madje edhe të disa llojeve të kancerit, shkruan portal “Eat This, Not That”.
-
Ushqimet që ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit
-
Më shumë e gjysma e personave me diabet të tipit 2 kanë mungesë të këtyre vitaminave
-
Ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
-
Ushqimet më të mira “kundër plakjes”
-
Ushqimet që shkaktojnë diabetin vrasës, a jeni ju në rrezik?