Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Më shumë e gjysma e personave me diabet të tipit 2 kanë mungesë të këtyre vitaminave

Vitaminat

Vitaminat

Më shumë se 38 milionë amerikanë jetojnë me diabet, dhe rreth 90-95 për qind e tyre kanë diabet të tipit 2.

Eating Well ka shkruar se lajmi i mirë është se shumica e rasteve mund të parandalohen, pasi lidhen ngushtë me stilin e jetesës, sidomos ushqimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studimet tregojnë se dietat me shumë sheqer të shtuar, yndyra të ngopura, ushqime shumë të përpunuara dhe kalori të tepërta rrisin rrezikun për zhvillimin e diabetit.

Megjithatë, një analizë e re është fokusuar jo te karbohidratet, proteinat dhe yndyrat, por te vlerat ushqyese si vitaminat dhe mineralet, të njohura si mikronutrientë.

Studiuesit analizuan 132 studime me gjithsej mbi 52 mijë persona me diabet të tipit 2 nga vende të ndryshme të botës.

Rezultatet kryesore ishin:

-Mbi 45 për qind e personave kishin mungesa në disa vitamina dhe minerale njëkohësisht

-40 për qind e atyre me komplikime nga diabeti kishin mungesa të mikronutrientëve

-Gratë preken më shpesh se burrat

-Vitamina D ishte mungesa më e zakonshme (mbi 60 për qind)

-Magnezi ishte i dyti (rreth 42 për qind)

-Rreth 29 për qind e atyre që përdornin Metformin kishin mungesë të Vitaminës B12

Studiuesit theksojnë se nuk është e qartë nëse mungesa e këtyre vitaminave dhe mineraleve ndikon në zhvillimin e diabetit, apo nëse vetë diabeti i shkakton këto mungesa. Megjithatë, lidhja mes tyre është e dukshme.

Këto mungesa nuk prekin vetëm personat me diabet. Edhe në popullatën e përgjithshme, shumë njerëz kanë nivele të ulëta të Vitaminës D, Vitaminës B12 dhe Magnezit.

-Rreth 25 për qind e njerëzve kanë mungesë të vitaminës D

-Deri në 43 për qind mund të kenë mungesë të vitaminës B12

-Afërsisht gjysma e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez

Si t’i merrni këto lëndë ushqyese?

-Vitamina B12 gjendet te mishi, peshku, produktet e qumështit, por edhe te produktet e fortifikuara

-Vitamina D prodhohet nga trupi përmes diellit, por gjendet edhe te peshqit yndyrorë, vezët dhe disa ushqime të fortifikuara

-Magnezi gjendet te arrat, farat, bishtajoret, frutat dhe perimet

Një detaj interesant: çokollata e zezë është e pasur me magnez dhe lidhet me rrezik më të ulët për diabet, kur konsumohet në sasi të vogla.

Në vend që të ndryshoni gjithë dietën menjëherë, filloni me hapa të vegjël:

-Zëvendësoni një pije me gaz në ditë me ujë

-Zgjidhni një vakt shtëpie në vend të ushqimit të shpejtë

-Zëvendësoni mes shujtat apo snacks me shumë sheqer me arra, fruta ose çokollatë të zezë