Lifestyle

Ushqimet që shkaktojnë diabetin vrasës, a jeni ju në rrezik?

Ajo që vendos në tavolinën e ushqimit çdo ditë mund ta rrisë ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2, ka zbuluar një studim i ri.

Sipas studiuesve në SHBA, orizi i bardhë, buka dhe mishi i përpunuar, janë ushqimet që me shumë gjasa e shkaktojnë "vrasësin e heshtur".

Studiuesit kanë përcjellë dietat e njerëzve në 184 vende të ndryshme për të parë se si ndikon ushqimi në shëndetin e tyre.

Në vendet ku konsumoheshin më shumë karbohidrate të rafinuara, si buka e bardhë, brumi i picave, makaronat, ushqime që përmbanin sheqer dhe ushqime pa fibra dhe lëndë ushqyese, njerëzit kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabetin e tipin 2.

Autori i studimit, profesori Dariush Mozaffarian, ka thënë se studimi i tyre sugjeron se konsumimi i ultë i karbohidrateve është një faktorët kryesor që shkakton diabetin e tipit 2.

Sipas studimit njerëzit po hanë gjithashtu shumë mish të kuq e mish të përpunuar, të tillë si proshutë, salçiçe e sallam.

Sipas studimit i cili u botua të hënën në revistën Nature Medicine, këto tri ushqime janë shkaktarët kryesorë të mbi 14 milionë rasteve të reja të diabetit të tipit 2 në vitin 2018.

Ekspertët vlerësuan se shtatë në çdo dhjetë raste të diabetit të tipit 2 në mbarë botën në vitin 2018 ishin të lidhura me ushqimin e dobët.

Ata zbuluan, gjithashtu, se ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme ndikonte më shumë në shfaqjen e diabetit të tipit 2 në nivel botëror, sesa mungesa e ngrënies së ushqimeve të shëndetshme, siç thuhet veçanërisht për burrat në krahasim me gratë.

Sipas studimit mbi 60 për qind e rasteve globale të diabetit të tipit 2 i atribuohen konsumimit të tepërt të pesë ushqimeve: orizit të rafinuar, grurit dhe patates, mishit të përpunuar dhe atij të papërpunuar.

Konsumimi i tepërt i pijeve me sheqer ishte një faktor tjetër, por në një masë pak më të vogël se karbohidratet e jo të mira dhe mishi i kuq.

Njerëzit në Poloni dhe Rusi, ku dietat përfshijnë shumë patate dhe mish të kuq e të përpunuar, kishin përqindjen më të lartë të rasteve të diabetit të tipit 2 të lidhur me dietën.

Amerika Latine dhe Karaibet, sidomos Kolumbia dhe Meksika, thuhet se kishin gjithashtu një numër të lartë të rasteve. Sipas studiuesve në këto vende konsumohen më shumë pije me sheqer, mish i përpunuar dhe pak drithëra të plota.

Çfarë është diabeti?

Rreth pesë milionë britanikë kanë diabet të tipit 2, gjë që rrit rrezikun e goditjeve në tru dhe të infarktit.

Diabeti është një gjendje serioze e cila ndodh kur niveli i sheqerit në trupin e njeriut është shumë i lartë.

Ekzistojnë dy lloje të diabetit. Dallimi kryesor është se tipi 1 është sëmundje që trashëgohet, ndërsa tipi 2 në shumicën e rasteve është i lidhur me zgjedhjet e stilit të jetesës. / The Sun