Që nga fillimet e vitin 2020, atëherë edhe kur u shfaq COVID-19 në botë, veshjet tona ishin shumë monotone. Të gjitha fotografitë në rrejte sociale ishin me veshje shtëpie, aspak joshëse dhe elegante.
Dëshira për t’u dukur bukur i preku edhe burrat. Kështu markat e ndryshme iu kushtuan rëndësi veshjeve të tyre. Madje, edhe revista “Vogue” e komentoi këtë trend duke shkruar: “Më në fund veshje seksi për meshkuj”.
Markat e modës si “Saint Laurent” dhe “Palomo Spain”, në koleksionet për vitin 2022 prezantuan rroba që e shfaqnin më shumë trupin dhe anën sensuale të burrave. Këtë lloj stili e kanë përdorur edhe yjet e muzikës, David Bowie dhe Mick Jagger, në kohën e tyre.
E për gjeneratat e reja, shembull inspirues është këngëtari Harry Styles i cili gjithmonë ka eksperimentuar me veshje, edhe pse shumë herë është cilësuar si femëror ai ka qëndruar vetvetja në stil.
Ngjyrat që do të jenë në trend për burrat gjatë këtij vitit janë e zeza dhe e bardha.
