Lifestyle

Telefonat celularë nuk e rrisin rrezikun nga kanceri në tru, thonë shkencëtarët

telefonat

Telefonat celularë nuk e rrisin rrezikun që të sëmureni nga kanceri i trurit, ka konstatuar një studim, raporton “The Sun”. 

Një rishikim i urdhëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shikuar 63 studime të kryera mes viteve 1994 dhe 2022. 

Nuk u gjetën rritje të shkallës së tumoreve në kokë edhe te përdoruesit më të mëdhenj të celularëve. 
Ekspertët ndërkombëtarë thonë se valët e radios së pajisjeve nuk duhet të ndikojnë në shkallën e tumoreve në tru, të leukemisë apo të rritjeve në gjëndrat e hipofizës ose të pështymës. 

Përdorimi i celularëve është rritur në dekadën e fundit. 

“Ne nuk kemi gjetur rritje të rrezikut edhe me 10 vjet plus ekspozim dhe te përdoruesit më të mëdhenj”, thotë profesori i Universitetit të Aucklandit, Mark Elwood. “Shumica e telefonave të përdorur në këto studime ishin nga vitet e kaluara dhe me rrjete 1G apo 2G. Rrjetet e reja 3G e 4G kanë dukshëm më pak emetime të valëve të radiofrekuencës. Vlerësimi përfundimtar është se nuk ka rritje të rrezikut”. 

Studimi i ri ishte porositur nga OBSH-ja dhe ishte drejtuar nga Mbrojtja Australiane kundër Rrezatimit dhe nga Agjencia e Sigurisë Nukleare. 

Ekspozimi i njerëzve ndaj valëve të radiofrekuencës po ashtu rritet nga përdorimi i WiFi, radios, monitorëve për foshnjat apo edhe skanerët spitalorë. Ato janë forma jashtëzakonisht të dobëta të rrezatimit. Rrezatimet në doza të mëdha ndikojnë në zhvillim të kancerit.