Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A duhet mbajtur afër telefonat kur flemë

Rrezatimet nga telefoni nuk janë diçka për t’u shqetësuar sipas profesoreshës së mjekësisë Neha Narula e cila ligjëron edhe në Universitetin e Stanfordit. Sipas saj, deri tash nuk ka asnjë provë që e mbështetë teorinë se rrezatimi i telefonave ndikon në shëndetin afatgjatë.

Sipas saj, rrezatimi i lëshuar nga telefonat dhe tabletët është i ndryshëm nga rrezet X të cilat mund të shkaktojnë dëme.

“Për këtë lloj rrezatimi, të cilin e shohim të emetuar nga mikrovalët, telefonat e mençur dhe gjëra të tilla, nuk kemi prova konkrete në këtë kohë që tregojnë se ka efekte afatgjata apo efekte të dëmshme në shëndetin tonë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se po ashtu nuk ka asnjë provë konkrete që rrezet e telefonave nuk janë të dëmshme.

Narula shton se gjumi pranë telefonave mund të ketë një lloj tjetër ndikimi në shëndet.

“Ka pasur kaq shumë prova që tregojnë se njerëzit që përdorin telefonat e tyre para se të flenë ose në shtrat, ka më shumë të ngjarë të kenë gjumë të pamjaftueshëm ose me cilësi të dobët, në krahasim me ata që i largojnë telefonat një orë ose dy para se të flenë”, ka thënë ajo.

Pasi që smartfonët kërkojnë kontroll manual dhe një mendje aktive për t’u përdorur kjo gjë dëshmon se të qëndruarit zgjuar dhe të vëmendshëm ndërkohë që bëhen përgatitje për të fjetur nuk është se ka përputhshmëri.

Drita që shpërndan telefoni është ajo që ndikon më së keqi. Smartfonët, si edhe televizorët dhe tabletët, lëshojnë dritë artificiale dhe truri nuk mund të bëjë dallimin midis saj dhe diellit.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi

Artikuj të ngjashëm