Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët mund ta kenë gjetur zgjidhjen për ata që i mundon udhëtimi me makinë

Udhëtimi me makinë

Dikush mund të ndihet keq gjatë udhëtimit me makinë, por shkencëtarët thonë se muzika mund të ndihmojë.

Një studim i ri sugjeron se dëgjimi i këngëve argëtuese dhe me ritëm të shpejtë mund të lehtësojë simptomat e marramendjes dhe të përzierjes që shkaktohen nga udhëtimet me makinë, ka raportuar Times.

Kjo lloj muzika aktivizon qendrat e kënaqësisë në tru dhe shpërqendron nga ndjesitë e pakëndshme.

Hulumtuesit nga Universiteti Southwest në Kinë kanë testuar 40 persona përmes një udhëtimi simulues, duke i vendosur në rrugë që shkaktonin më shumë marramendje.

Gjatë testimit u regjistruan aktivitetet e trurit dhe më pas pjesëmarrësve iu dhanë për të dëgjuar lloje të ndryshme muzike.

Edhe Vetitë pozitive të muzikës në shëndet Lifestyle Vetitë pozitive të muzikës në shëndet

Rezultatet treguan se muzika argëtuese uli simptomat e të përzierave gjatë udhëtimit me makinë me 57 për qind.

Shumë afër saj ishte muzika e lehtë dhe qetësuese, e cila i uli me 56 për qind. Muzika e fuqishme dhe dramatike pati efekt më të kufizuar, duke i ulur simptomat me rreth 48 për qind.

Nga ana tjetër, muzika trishtuese, jo vetëm që nuk ndihmoi, por doli të ishte më e keqe se të mos dëgjohej asgjë, me ulje prej vetëm 40 për qind, më pak se periudha e pushimit pa muzikë që uli simptomat me 43 për qind.

Sipas studiuesve, muzika trishtuese me ritëm të ngadalshëm, tinguj të ulët dhe melodi të zgjatura e bën trupin më të ndjeshëm ndaj stresit dhe përkeqëson marramendjen.

Edhe Efektet pozitive të të dëgjuarit muzikë Lifestyle Efektet pozitive të të dëgjuarit muzikë

Përkundrazi, muzika argëtuese, me strukturë ritmike të qartë dhe melodi të lehta, përmirëson gjendjen emocionale, aktivizon ndjenjën e shpërblimit në tru dhe ndihmon në shpërqendrimin nga ndjesia e pakëndshme.

Studiuesit theksojnë se gjetjet e tyre ofrojnë alternativë pa medikamente, të lirë dhe të personalizuar për ata që vuajnë nga kjo gjendje, e cila sipas vlerësimeve prek miliona njerëz në mbarë botën.