Sezoni i alergjive mund të jetë shumë i vështirë për miliona njerëz. Poleni nga pemët, bari dhe bimët shkakton simptoma si rrjedhje hundësh, kruarje sysh, kollë dhe teshtima.
Agjencia e lajmeve The Associated Press ka shkruar se ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po e zgjasin dhe e përkeqësojnë këtë sezon, por theksojnë se trajtimet janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇka është poleni dhe pse shkakton probleme?
Poleni është një substancë pluhur që prodhohet nga bimët për t’u shumuar. Në pranverë dominon poleni e pemëve, më pas ai i barit dhe në fund të verës ato të barërave të këqija.
Sipas “Asthma and Allergy Foundation of America”, disa nga shkaktarët më të zakonshëm janë pemët si lisi, panja dhe arra, si dhe barërat si bermuda dhe rye.
Si të mbroheni nga alergjitë?
Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është shmangia e polenit.
“Mbani dritaret e mbyllura dhe vishni rroba me mëngë të gjata për të mbrojtur lëkurën”, ka këshilluar doktori James Baker.
Këshilla të tjera praktike:
Ndërroni rrobat dhe bëni dush sapo të ktheheni në shtëpi
Mos flini me rrobat që keni veshur jashtë
Përdorni kapele ose shall për të mbrojtur flokët
Shpëlani hundën dhe sytë me solucion fiziologjik
Maskat mund të ndihmojnë në filtrimin e polenit
Si të lehtësoni simptomat?
Spërkatësit për hundë pa recetë janë ndër trajtimet më efektive.
“Shumë njerëz i përdorin gabim. Drejtojeni spërkatësin nga veshi, jo drejt përpjetë në hundë”, ka thënë doktoresha Kathleen May.
Edhe tabletat kundër alergjisë si antihistaminikët ndihmojnë, por mund të veprojnë më ngadalë.
Nëse simptomat ndikojnë në gjumë apo përqendrim, duhet të konsultoheni me një mjek specialist, pasi ekzistojnë trajtime që ndihmojnë sistemin imunitar të mos reagojë tepër.
Mitet që nuk funksionojnë
Disa këshilla që qarkullojnë në rrjete sociale, si konsumimi i mjaltit lokal për të “mësuar” trupin me polenin, nuk janë të vërteta.
“Lulet që polenizohen nga bletët zakonisht nuk përmbajnë polenin që shkakton alergji”, ka thënë doktori Shyam Joshi.
A po ndryshon sezoni i alergjive?
Po. Dimrat më të butë dhe sezonet më të gjata të rritjes së bimëve po bëjnë që poleni të qëndrojë më gjatë në ajër.
Si rezultat, sezonet e alergjive po zgjasin më shumë dhe po bëhen më intensive.