Lifestyle

Sëmundjet mendore kërcënojnë infermierët

Një pacient me koronavirus, 75 vjeç, ishte në prag të vdekjes. Asnjë anëtar i familjes nuk lejohej të qëndronte në dhomë me të, përveç një infermiereje të papërvojë. Me veshje mbrojtëse, rregulloi ndriçimin dhe lëshoi një muzikë të qetë për pacientin. Infermierja freskoi jastëkun e tij, ia mbajti dorën dhe i foli qetësisht.

Ai nuk ishte as pacienti i saj, por aty nuk ishte askush për t’i kaluar bashkë minutat e fundit të jetës së tij. Infermierja mbajti një iPad afër tij, në mënyrë që ai mund të shihte fytyrën dhe të dëgjonte zërin e një të afërmi të pikëlluar përmes aplikacionit Skype. Pas vdekjes së pacientit, infermierja u pa në korridor duke u mërzitur dhe qarë. Ditë më vonë, ajo ndau shqetësimin e saj në një mesazh privat në Facebook drejtuar Dr. Heather Farley, i cili drejton një program gjithëpërfshirës për mbështetjen e stafit në Spitalin Christiana në Newark. “Unë nuk jam një infermiere që mund të veproj kinse jam mirë dhe se asgjë nuk ka ndodhur”, ka shkruar ajo.

Vuajtje në heshtje

Punëtorët shëndetësorë, si infermierja rioshe, janë konsideruar si heronj për angazhimin e tyre për t’i trajtuar pacientët e sëmurë me koronavirus. Të njëjtit heronj po vuajnë në heshtje. Duartrokitjet po dëgjohen natën nga dritaret e qytetit, ushqimet dhe shënimet e falënderimeve po mbërrijnë në spitale.

Mjekët, infermierët dhe punëtorët e urgjencës janë në frontin e luftës ndaj një pandemie që nuk mund ta kontrollojnë. Ata deri në skaj po luftojnë me një ndjenjë dërrmuese për t’u dalë në ndihmë të infektuarave. Çdo ditë ata bëhen më të ndjeshëm ndaj stresit post-traumatik, kështu thonë ekspertët e shëndetit mendor. Dhe beteja e tyre psikologjike mund të pengojë aftësinë e tyre për të vazhduar punën me intensitetin dhe përqendrimin që kërkohet.

Edhe pse nuk dihen shkaqet e vetëvrasjeve të Lorna M. Breen, drejtoreshë e departamentit të urgjencës në një spital të New Yorkut, dhe John Mondello, një teknik mjekësor i urgjencës në të njëjtin shtet, ngjalli reagime se mjekët janë në hall të madh. Këto tragjedi nuk janë sqaruar ende, mirëpo shërbyen si thirrje për kujdes ndaj shëndetit mendor të punëtorëve shëndetësorë. Edhe para pandemisë së koronavirusit, profesionet e tyre përmendeshin se mund të nisin depresionin që shpie deri te vetëvrasja. Të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një raport mbi ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor, duke theksuar punonjësit e kujdesit shëndetësor janë më të rrezikuarit. Studimet e fundit treguan se punëtorët shëndetësorë në Kinë, Kanada dhe Itali, patën nivele të larta të ankthit, depresionit dhe pagjumësisë në periudhën kur po trajtonin pacientët e sëmurë me COVID-19.

Këshilla të mirëpritura

Për të adresuar një problem kaq të madh, terapeutët që specializohen në trajtimin e traumës, po u ofrojnë punëtorëve shëndetësorë seanca falas nëpër të gjithë vendin. New Yorku është bashkuar në departamentin e mbrojtjes për të trajnuar 1000 këshilltarë për të adresuar stresin. Rutgers Health/RWJ Barnabas Health, një sistem në New Jersey, ka nisur iniciativën “Check You, Check Two”, duke i kërkuar stafit që të kujdesen edhe për gjendjen e tyre mendore.

Mjekët shpeshherë janë të vetëbesueshëm dhe mund të mos kërkojnë ndihmë nga të tjerët. Në këtë kohë krize, me ngarkesë të lartë pune dhe shumë paqartësi, ky tipar mund të shtojë ngarkesën që mbajnë brenda, ka thënë Chantal Brazeau, psikiatër në Rutgers New Jersey School. Në rastet kur rritet numri i të vdekurve me COVID-19, siç po ndodh në disa shtete, ekspertët e shëndetit mendor, kanë thënë se dhimbja psikologjike e punëtorëve mjekësorë ka të ngjarë të vazhdojë, madje të përkeqësohet. “Përderisa intensiteti pandemik duket se zbehet, kështu vepron edhe adrenalina. Ajo çfarë mbetet janë emocionet e trajtimit të traumës dhe stresit të shumë pacientëve për të cilët jemi kujdesur”, ka thënë Mark Rosenberg, kryetar i Departamentit të urgjencës në Paterson të New Jerseyt. “Ekziston një valë depresioni, zhgënjimi, stresi post-traumatik dhe një ndjenjë e moskujdesit që po vjen”, ka thënë Rosenberg. Pasi Kurt Becker, një zjarrfikës teknik në St. Louis County, lexoi postimin, i cili përfshinte një mashtrim nga zhgënjimi dhe dëshpërimi për punën, dërgoi një kopje te terapisti me një shënim ku thuhej: “Ju duhet të lexoni këtë!” “Unë po e lexoj këtë dhe po e shfletoj çdo koment me theks të veçantë”, ka thënë Becker, që menaxhon një grup prej 300 zjarrfikësish. Teknikët janë pjesë e një “kulture luftarake”, ka thënë Becker, që e konsideron veten të ashpër e të paprekshëm. “Të kërkosh ndihmë, të pranosh frikën, nuk është pjesë e imazhit të tyre”, ka thënë zjarrfikësi Becker.

Përvoja e madhe

48-vjeçari është nipi i një piloti navigues dhe djali i një veterani të Vietnamit. Por vendi i tij është goditur nga një numër i lartë i vetëvrasjeve që nga viti 2004. Për këtë shkak, është bërë një këshillues për shëndetin mendor të ekipit të tij. Për të ruajtur ekuilibrin punon dhe njëkohësisht viziton një terapeut. Kohëve të fundit, ka marrë shumë kërkesa që përvojat e punonjësve shëndetësorë të rrëfehen për të tjerët. “Virusi frikëson djemtë tanë dhe kur ata shkojnë në shtëpi për të pushuar, shto këtu edhe punën shtëpiake në shkollimin e fëmijëve. Bashkëshorti ka humbur një punë dhe po përjeton një stres, në anën tjetër fëmijët po bërtasin. Më lejoni t’ju them se niveli i tensionit po kalon kulmin e shtëpisë”, ka thënë ai.