Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sasia e nevojshme e hudhrës për ta ulur yndyrën e pashëndetshme në gjak

hudhra

Hudhra është një ndër bimët që është përdorur më së shumti për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore.

Ndërkohë që niveli i tepërt i yndyrës në gjak, mund të krijojë probleme të shumta shëndetësore, India.com ka shkruar se shumë persona mund ta zbresin nivelin e kolesterolit duke ngrënë një sasi të caktuar të hudhrës.

Edhe pse nuk ka ndonjë udhëzim të caktuat për përdorimin e hudhrës për menaxhim të kolestetoli të lartë, studimet sugjerojnë se konsumim i 1 deri në 2 thelpinjve hudhër në ditë, mund të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrës se pashëndetshme në gjak.

Kjo sasi në përgjithësi konsiderohet të jetë e duhura për t’u konsumuar në baza ditore pa pasur efekte anësore të padëshiruara.

Komponenti kryesor, që ndodhet në hudhër, i cili kontribuon në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në gjak është allicini. Ky komponim lirohet kur hudhra copëtohet apo shtypet.

Edhe Pse duhet të hani më shumë hudhër në verë Lifestyle Pse duhet të hani më shumë hudhër në verë

Allicini, për ta ulur nivelin e yndyrës së pashëndetshme(LDL), vepron duke rritur nivelin e yndyrës së shëndetshme (HDL).

Ky komponim gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ulë tensionin e lartë të tij, të dyja këto, përfitime pozitive për shëndetin e zemrës.