Mëngjesi tipik i shumë amvisave shqiptare përfshinë vezët.
Ato na servihen të ziera ose të skuqura në forma të ndryshme. Veza është një ushqim i shëndetshëm.
Ajo kombinohet me shumë gatime siç është bukë e thekur me avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira.
Siç duket, gjatë një jave njeriu arrin të konsumojë shumë vezë dhe natyrshëm lind pyetja nëse konsumi i kaq shumë vezëve është i shëndetshëm.
Ekspertët ushqimorë thonë se një njeriu mund të konsumojë pa frikë dy vezë në ditë.
Edhe
Pasojat që mund të sjellë për shëndetin konsumimi i tepërt i vezëve
Veza duhet shoqëruar gjithmonë me barishte, kos, avokado dhe bukë me drithë të plotë.
Nëse ju e servoni atë me proshuta dhe shumë feta djathë, atëherë do të mbusheni me kalori dhe yndyra të panevojshme.
E bardha apo e verdha e vezës?
Shumë konsumatorë hanë vetëm të bardhën e vezës në përpjekje për të mos konsumuar shumë kalori.
Megjithatë, ekspertët thonë se e verdha e vezës ka shumë ushqyes të nevojshëm.
Ato nuk gjenden tek e bardha e saj, ndaj veza duhet konsumuar e plotë.
Edhe
Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes
Të dhënat konfirmojnë se vitaminat që treten në yndyrë gjenden pikërisht tek e verdha e vezës.
Ndaj nëse hiqni të verdhat e vezëve mund të mos merrni shumë kalori por as vlerat ushqyese të tyre.
Sasia e duhur e vezëve
Të dhënat thonë se sasia e duhur dhe e shëndetshme e vezëve është e gjitha në varësi të regjimit ushqimor që njeriu ndjek gjatë jetës.
Një vezë e vetme përmban 80 kalori, 5 gramë yndyrë dhe 6 gramë proteinë.
Nëse ju jeni duke marrë mjaftueshëm proteinë dhe yndyra nga ushqime të tjera, ngrënia e një omleti prej 5 vezësh çdo ditë është padyshim një ide e keqe.
Edhe
Çfarë ndodh me yndyrën në gjak kur konsumohen vezë çdo ditë
Por nëse nuk e dini sa proteinë do të hani gjatë ditës, ose nëse do të merrni proteinë atëherë hani vezë sipas dëshirës.
Më pas gjatë ditës mund të bëni rregullimet e duhura në sasinë e yndyrës dhe proteinës./agroweb