Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sa i sigurt është qëndrimi në hotele gjatë pandemisë?

A është e sigurt që të qëndrojmë në hotele gjatë pandemisë?

Bazuar në azhurnimet më të fundit të udhëtimit, qendrat për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëjnë të qartë një gjë: Qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Në rast se megjithëkëtë udhëtoni, ky institucion bën të ditur se ndarja e një shtëpie që merret me qira bashkë me anëtarët e shtëpisë suaj është më e sigurt se qëndrimi me miqtë apo familjarët, të cilët nuk janë pjesë e shtëpisë apo qëndrimi në një hotel, ku mund të keni kontakte me shumë njerëz. Opsioni më i rrezikshëm, thuhet në këtë azhurnim, është qëndrimi në një hostel apo në bujtina të tjera të ngjashme, ku duhet ndarë dhomat e gjumit me të tjerët.

Qendrat sugjerojnë që të gjenden dhoma me qira që ofrojnë garanci se 72 orë më parë askush aty nuk ka qëndruar, ka thënë mjekia Natascha Tuznik, eksperte e sëmundjeve ngjitëse në Universitetin e Kalifornisë, Davis.

Shërbimet bujtinore “Airbnb” do t’u kërkojnë hosteleve që të sigurojnë që të kryejnë pastrime të thellësishme deri më 20 nëntor. Këtu përfshihet pastrimi i dyshemeve dhe të gjitha sipërfaqeve të tjera me sapun e ujë; pastrimi i mbulesave në temperaturë të lartë; dezinfektimi i pjesëve që preken me dorë, si dorezat e dyerve, dhe ajrosja e dhomave.

“Banesat apo shtëpitë me qira kanë qasje më të shumta në ajër të freskët sesa dhomat e hotelit, ka thënë Tuznik. Por ajo ka shtuar se ka pasur tepër pak raste të raportuara me koronavirus që kanë qenë të lidhura me hotelet.

Edhe Si ta bëni qëndrimin në shtëpi më interesant dhe të ndiheni të relaksuar? Lifestyle Si ta bëni qëndrimin në shtëpi më interesant dhe të ndiheni të relaksuar?

“Nëse qëndroni në hotel, kontrollojeni se çfarë masash sigurie ka. Për shembull, shumë hotele kanë procedura të thella pastrimi dhe kanë vendosur distancë sociale në hapësirat kryesore”, ka thënë ajo. “Mund t’i përdorni edhe letrat dezinfektuese për t’i pastruar sipërfaqet që preken më së shumti, si prizat dhe çezmat”.

Dhe mund ta mendoni si mundësi që të mos lejoni shërbimet e pastruesve që të siguroheni se sa më pak njerëz të hyjnë në dhomën tuaj.

Jashtë dhomës ekspertët këshillojnë që të shmangen hapësirat e tejfrekuentuara dhe që për ngjitjet në katet e sipërme të përdoren shkallët, në vend të ashensorëve.