Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Pastrimi i interierit të veturave, i domosdoshëm për ta luftuar koronavirusin

Pastrimi i duarve dhe pastrimi e dezinfektimi i sipërfaqeve janë dy mënyrat më të mira për të mbrojtur veten nga shpërndarja e koronavirusit, ka bërë të ditur “Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve” (CDC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me përhapjen e virusit Covid-19, këshilla kryesore e ekspertëve ka qenë pastrimi i mirë i duarve dhe përdorimi sa më i shpeshtë i dezinfektuesve, të cilët mund të shkatërrojnë virusin që ka marrë jetën e mijëra njerëzve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por sipërfaqe të ndjeshme ka edhe përbrenda automobilave.

Shumë hapësira aty janë vazhdimisht të prekshme. Nëse dikush që është brenda veturës shfaq simptoma të virusit, pastrimi i sipërfaqeve aty bëhet i domosdoshëm.

Veturat, vende potenciale për përhapjen e koronavirusit

Jennifer Stockburger, drejtoreshë e operacioneve në “Qendrën e Testimeve” në “Consumer Reports”, ka thënë se timoni, dorëzat e dyerve, marshi dhe çdo buton tjetër apo ekran i ndjeshëm në prekje, sinjalizuesit, krah-mbajtëset e pasagjerit apo shoferit, dhe çdo pjesë tjetër e prekshme duhet të pastrohet gjithsesi.

“Consumer Reports” është organizatë amerikane e dedikuar për testim të paanshëm të produkteve.

Sipas Stockburgerit, nëse dikush vazhdimisht në automobilin e tij bart pasagjerë të ndryshëm apo nget një automobil, të cilin e ndan me dikë tjetër ose ka edhe në afërsi njerëz me virusin e ri, nevoja për t’i pastruar sipërfaqet në automobil është e domosdoshme.

Interieri i një automobili megjithatë është më pak i durueshëm se një lavaman.

Andaj, kujdesi duhet të jetë tejet i madh për të mos dëmtuar këto pjesë të ndjeshme... (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar)