Një ekspert pastrimi ka zbuluar një mënyrë gjeniale për të pastruar brendësinë e veturës, duke përdorur vetëm disa gjësende të përditshme, raportoi të hënën “The Sun”.
Përmes një postimi në “TikTok”, mësuesi specialist i pastrimit @wikihow.cleaning, ka treguar disa mënyra se si mund të pastrohet brendësia e veturës.
Filtri i kafesë është një nga gjërat që mund të ndihmojë në pastrimin e zonave që vështirë se mund të pastrohen.
Një tjetër gjë që mund të ndihmojë në pastrim dhe shkëlqim të brendësisë së veturës është vaji i ullirit.
Vaji i ullirit jo vetëm që ndihmon në zhdukjen e papastërtisë, por edhe mbron nga çarjet.
Të dy artikujt janë relativisht të lirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekspertët tregojnë sa shpesh duhet larë vetura
-
Produkti i kuzhinës që mund të përdoret për shkrirjen e akullit në xhamin e përparmë të automjetit
-
Si ta ftohni më shpejt veturën gjatë ditëve të nxehta
-
Mënyra më e lehtë për të shkrirë xhamat e veturave
-
Ajri brenda shtëpive përmban mikroplastika që futen thellë në mushkëri