Një prej përbërësve të kuzhinës që mund të ndihmojë në pastrimin e xhamit të përparmë të automjetit është kafeja, raportoi të hënën “The Sun”.
Ekspertët nga LeaseCar kanë zbuluar trukun me këtë artikull që gjendet në kuzhinën e secilës familje.
Gjithçka që ju nevojitet është disa lugë kafeje pluhur për të mposhtur motin e ftohtë dhe të lagësht.
Tim Alcock, zëdhënësi i LeaseCar, shpjegoi se kafeja mund të përdoret në mënyrë të ngjashme me kripën për të shkrirë akullin.
“Kafeja mund të përdoret si pastrues. Ngjyra e errët e kokrrave të kafesë mund të thithë rrezet e diellit dhe në mënyrë natyrale ndihmon në shkrirjen e akullit”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkrini akullin nga xhamat me mënyrën “tradicionale”
-
Si ta shkrijmë akullin nga xhamat e veturës në mënyrë të shpejtë?
-
Produktet e kuzhinës që ndihmojnë në pastrimin e brendësisë së veturës
-
Si të pastrohet akulli nga vetura, gruaja gjen gabimin e shumë vozitësve
-
Mënyra më e lehtë për të shkrirë xhamat e veturave