Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studim: Një person kalon gjashtë ditë në vit duke pastruar

Një studim që është bërë së fundmi në Amerikë me 2000 pjesëmarrës ka rezultuar se një person kalon gjashtë ditë në vit duke pastruar dhe dezinfektuar shtëpinë, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”.

68 për qind e pjesëmarrësve thanë se ia kushtojnë një ditë të plotë pastrimit të një dhome në shtëpinë e tyre. 63 për qind thonë se ia kushtojnë një ditë komplet pastrimit të kuzhinës. Të tjera hapësira të cilat pjesëmarrësit ia kushtojnë një ditë pastrimi ishin tualeti me 57 për qind, dhoma e ndenjës me 57 për qind, dhoma e gjumit 47 për qind dhe dhoma e punës 47 për qind.

Gjësendet që pastrohen më së shpeshti në shtëpi studimi thotë të jenë tapetet, dyshemetë dhe rrobat.

Ndërkohë pajisjet (30 për qind), sipërfaqet e komodinave (29 për qind) e raftet (24 për qind) pastrohen relativisht më rrallë.

Pjesëmarrësit e studimit kanë thënë se kur kanë mysafir menjëherë e pastrojnë shtëpinë dhe dezinfektojnë ajrin dhe këtë e bëjnë më shpesh gjatë dy vjetëve të fundit.

48 për qind prej tyre shqetësohen për bakteret që mund të jenë në ajër kur dikush është i sëmurë kurse 41 për qind nuk shqetësohen për këtë gjë përderisa kanë mysafir. 22 për qind thanë se shqetësohen shumë kur frekuentojnë ngjarje në të cilat ka shumë pjesëmarrës dhe 22 për qind shqetësohen rreth baktereve kur hanë nëpër restorante.

Edhe A është më mirë të bësh dush në mëngjes apo në mbrëmje? Lifestyle A është më mirë të bësh dush në mëngjes apo në mbrëmje?

"Është e rëndësishme të merrni masa proaktive dhe të mbani shtëpinë tuaj të mbrojtur nga bakteret dhe viruset gjatë gjithë vitit, edhe nëse ju apo dikush në shtëpinë tuaj ka qenë apo jo i sëmurë kohët e fundit”, ka thënë Anthony Kevek, bashkëpunëtor i lartë në kompaninë e produkteve për pastrim “Lysol”.

Ai më tutje shpjegoi se duke mbajtur një mjedis të pastër ka më pak gjasa për sëmundje të ndryshme si gripet, ftohjet, koronaviruset, etj.