Pastrimi i shtëpisë mund të jetë i vështirë pasi ky proces nuk bëhet vetëm një herë brenda javës.
Pastrimi merr kohë dhe kërkon angazhim edhe fizik, por një “eksperte” e pastrimit i ka zbuluar disa prej hapësirave ku nuk i vihet shumë vëmendja, por që aty qëndrojnë bakteret më të shumta, ka shkruar Mirror.
Libby Wharton ka thënë se dorëzat e dyerve janë ndër hapësirat që rrallëherë pastrohen, por që përmbajnë shumë papastërti për shkak të prekjes së vazhdueshme.
“Ato preken çdo ditë dhe ju i pastroni shumë rrallë. Unë përdor sprej antibakterial”, ka thënë ajo.
Sipas Wharton, i papastër është edhe tasi i ushqimit të kafshëve, e që sugjeron të pastrohet rregullisht.
“Pronarët duhet të jenë të vetëdijshëm për bakteret dhe shpjegoi: Taset e qenve kanë shumë baktere që rriten në to. Edhe nëse i lani rregullisht ato, janë shumë të pista”, ka shtuar ajo.
Të papastër janë edhe sfungjerët e kuzhinës.
“Nëse i lani enët dhe vendosni sfungjerin anash, ka rreth 10 milionë baktere që mund të jetojnë në njërën prej tyre. Nëse keni një nga këto, unë i fshij atë pasi të jetë përdorur...Ka shumë vende në shtëpinë tuaj që vërtet janë të ndotura dhe ato kanë shumë më tepër mikrobe dhe nga sa mendoni”, është shprehur tutje Wharton.
LEXO EDHE: