Ngrënia e një molle në ditë besohet të mbajë mjekun larg, por kur bëhet fjalë për diabetin, a ndryshon puna?
Mollët përmbajnë shumë vitaminë C, fibër dhe antioksidantë.
Por nga ana tjetër ato përmbajnë karbohidrate të cilat ndikojnë tek niveli i sheqerit në gjak.
Diabetikët duhet të tregojnë kujdes me karbohidratet ku përfshihen edhe yndyrat dhe proteina.
Mollët dhe diabeti
Edhe
Si ndikon molla te niveli i sheqerit në gjak
Një mollë mesatare përmban 25 gramë karbohidrate, 4.4 gramë e të cilave është fibër.
Kjo e fundit ngadalëson tretjen dhe përthithjen e karbohidrateve duke mos lejuar ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Studimet kanë treguar se fibra luan rol mbrojtës ndaj diabetit të tipit 2.
Ndikimi i mollës tek nivelet e sheqerit në gjak
Mollët përmbajnë shumë sheqer që për fat të mirë është në formën e fruktozës.
Kur fruktoza vjen nga ngrënia e një fruti të plotë, ndikimi në sheqerin në gjak është minimal.
Për më tepër, fibra tek molla ngadalëson tretjen dhe përthithjen e sheqerit.
Kjo do të thotë se konsumi i mollës nuk ka gjasa të shkaktojë luhatje të sheqerit në gjak, as tek diabetikët.
Mollët dhe insulina
Edhe
Përfitimet e mollës në organizëm
Studimet tregojnë se mollët përmbajnë substance bimore që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ulin rezistencën ndaj saj.
Nga ana tjetër, antioksidantët tek molla besohet të ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.
Antioksidantët më të bollshëm tek mollët janë:
Kuercetina, e cila ngadalëson tretjen e karbohidrateve dhe pengon rritjen e nivelit të sheqerit në gjak;
Acidi klorogjenik që ndihmon trupin të përdorë sheqerin në mënyrë efikase;
Plorizina që ngadalëson përthithjen e sheqerit dhe ul nivelet e tij në gjak.
Ekspertët këshillojnë se ngrënia e rregullt e mollëve mban sheqerin në gjak në nivele të qëndrueshme.
Sipas tyre diabetikët duhet të shmangin lëngun e mollës që ka shumë sheqer dhe aspak fibër dhe të konsumojnë një mollë mesatare në ditë.
Kujdes! Ngrënia e më shumë mollëve mund të rrisë depozitat glicemike në gjak./agroweb
Edhe
A është një mollë në ditë vërtetë e mirë për shëndetin?
LEXO EDHE: