Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Bie numri i operacioneve për dobësim në SHBA - nën 200 mijë për herë të parë që nga viti 2020

Operimet metabolike dhe bariatrike

Numri i operacioneve për dobësim dhe përmirësim të metabolizmit (metabolike dhe bariatrike), në Shtetet e Bashkuara ka rënë nën 200 mijë gjatë vitit 2024. Kjo është një rënie prej më shumë se 20 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo është hera e parë që ndodh që nga viti 2020, sipas një studimi të prezantuar në konferencën vjetore të “American Society for Metabolic and Bariatric Surgery”, ka raportuar MedicalXPress.

Studimi u realizua nga studiues të Loyola University Medical Center, duke analizuar të dhënat nga programi ACS MBSAQIP, i cili përfshin rezultatet nga qendrat e akredituara për kirurgji bariatrike në SHBA.

“Pas viteve me rritje të vazhdueshme, numri i operacioneve bariatrike në SHBA po bie, ndërkohë që normat e obezitetit mbeten të larta dhe përdorimi i barnave pë dobësim (GLP-1 receptor agonists) po rritet”, ka thënë autori kryesor i studimit, Tyler Cohn.

Ai ka shtuar se arsyeja nuk është studiuar drejtpërdrejt, por ekziston shqetësimi që shumë pacientë po zgjedhin trajtime jo-kirurgjikale pa i kuptuar plotësisht të gjitha opsionet.

“Miliona njerëz jetojnë me obezitet dhe nuk po marrin asnjë trajtim”, ka thënë Cohn.

Edhe Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po përdorin ilaçe për humbje peshe Lifestyle Shkalla e obezitetit në SHBA po bie, pasi shumë amerikanë po përdorin ilaçe për humbje peshe

Ndryshime në llojin e operacioneve

Studimi tregon edhe një ndryshim në llojet e ndërhyrjeve që po kryhen:

-Sleeve gastrectomy, operim përmes së cilit hiqet një pjesë e madhe e stomakut, duke e bërë atë më të vogël. Personi ngopet më shpejt, që ka qenë operimi më i zakonshëm, ka rënë nga 64 për qind në 58 për qind

-Gastric bypass, operim përmes së cilit stomaku bëhet shumë i vogël dhe ushqimi “anashkalon” një pjesë të zorrëve, kështu që trupi përthith më pak kalori, është rritur nga 28.4 për qind në 32.8 për qind, niveli më i lartë në pesë vjet.

- Operacionet korrigjuese (modifikime të ndërhyrjeve të mëparshme) janë rritur nga rreth 9 për qind në 11 për qind.

Ndërkohë, procedura të tjera si gastric banding, BPD/DS, SADI dhe OAGB përbëjnë më pak se 2 për qind të këtyre lloj ndërhyrjeve secila.

Edhe Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave Lifestyle Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave

Roli i barnave për dobësim

“Këto barna kanë nisur një diskutim në zyrat e mjekëve që më parë nuk zhvillohej sa duhet”, ka thënë Richard M. Peterson, president i “American Society for Metabolic and Bariatric Surgery”.

Ai ka theksuar se interesi i madh për këto medikamente dhe vëmendja ndaj rreziqeve që sjell obeziteti krijojnë një mundësi të rëndësishme.

“Tani kemi një shans të paprecedent për të edukuar pacientët për të gjitha trajtimet e provuara, jo vetëm për barnat”, ka thënë ai.

Më pak se 1 për qind trajtohen

Sipas të dhënave, më pak se 1 për qind e personave që klasifikohen për kirurgji bariatrike e kryejnë atë çdo vit. Për krahasim, mbi 270 mijë operacione u realizuan në vitin 2023.

Edhe Studimi: Barnat për humbje peshe lidhen me rrezik më të ulët të disa llojeve të kancerit Lifestyle Studimi: Barnat për humbje peshe lidhen me rrezik më të ulët të disa llojeve të kancerit

Kjo tregon një hendek të madh mes numrit të njerëzve që vuajnë nga obeziteti dhe atyre që marrin trajtim.

Në përfundim, edhe pse numri i operacioneve po bie, ekspertët theksojnë se zgjidhja nuk është vetëm një. Sipas tyre trajtimi i obezitetit kërkon kombinim të metodave, nga ndryshimet në stilin e jetesës, te barnat dhe, kur është e nevojshme, edhe te kirurgjia.