Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë tregon rënia e hershme e flokëve për shëndetin tonë

Në një studim të huaj, u vëzhguan 680 pacientë nga klinika onkologjike dhe u krahasua me të njëjtin numër të meshkujve të të njëjtës moshë që përfaqësonin grupin e kontrollit.

Është vërtetuar se njerëzve që filluan t’iu binin flokët në moshën 20 vjeçare kishin dy herë më shumë shanse të preken nga kanceri i prostatës, krahasuar me ata që nuk kishin këtë problem.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do të thotë që njerëzit sa më të ri që mbeten pa flokë, ata duhet t’i nënshtrohen diagnozës së hershme të kancerit të prostatës. Por, urologu amerikan, Gerald Chodak, beson se hulumtimi nuk është kryer në përputhje me rregullat strikte të aplikuara në hulumtime të ngjashme.

Ai beson se nuk ka korrelacion midis rënies së hershme të flokëve dhe kancerit të prostatës dhe se personat e tillë nuk duhet t’i nënshtrohen testeve diagnostike më herët se të tjerat.

Në përfundim, është plotësisht e paqartë nëse ekziston një lidhje midis rënies së hershme të flokëve dhe kancerit të prostatës./ksp