Një studim i ri sugjeron se për shëndetin e zemrës nuk mjafton vetëm të hash pesë porcione me pemë e perime në ditë, por rëndësi ka cilat prej tyre zgjedh, ka shkruar BBC.
Sipas studiuesve, shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm flavonile, përbërës natyralë me veti antioksiduese që lidhen me qarkullimin e gjakut, elasticitetin e enëve të gjakut dhe uljen e inflamacionit.
Pesë ushqimet kryesore që studimi rekomandon për zemrën janë:
Boronicat, që janë burim i mirë flavanolesh dhe antioksidantësh.
Kumbullat, që sipas studimit, kanë përmbajtje shumë të lartë flavanolesh.
Edhe
Gjashtë ushqime që kanë më shumë fibra se fasulet
Manaferrat, që ndihmojnë në rritjen e marrjes së flavanoleve.
Bishtajat e gjera, janë burim bimor i pasur me këta përbërës.
Qershitë, përmbajnë flavanole dhe antioksidantë të tjerë të dobishëm.
Pija që studiuesit e veçuan është çaji i gjelbër.
Një filxhan çaj i gjelbër (rreth 250 ml) mund të ofrojë rreth 200 mg flavanole, sipas analizave të studimit.
Sa flavanole përmbajnë disa ushqime?
Edhe
Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin
Ushqimi | Flavanole (afërsisht) |
Kumbulla (500 g) | 450 mg |
Boronica e kuqe (250 g) | 300 mg |
Manaferrat (200 g) | 250 mg |
Çaj i gjelbër (250 ml) | 200 mg |
Bishtajat të gjera (80 g) | 140 mg |
Qershitë (400 g) | 130 mg |
Molla me lëvore (mesatare) | 110 mg |
Dredhëzat (200 g) | 90 mg |
Boronica (150 g) | 80 mg |
Fasulet (2 lugë gjelle) | 70 mg |
Studiuesit kanë analizuar rreth 30,000 persona në SHBA dhe Britani dhe gjetën se edhe disa njerëz që hanin rregullisht pesë porcione fruta e perime në ditë, nuk merrnin mjaftueshëm flavanole.
“Shumica e njerëzve mendojnë se ngrënia e shumë frutave dhe perimeve mjafton, por ky studim tregon se zgjedhjet specifike kanë rëndësi shumë më të madhe sesa sasia totale”, ka thënë drejtuesi i studimit, doktori Javier Ottaviani.
Ekspertët e zemrës dhe të ushqyerjes janë më të kujdesshëm.
Sipas tyre, ani pse flavanolet mund të kenë efekte pozitive në presionin e gjakut dhe enët e gjakut, ende nuk ka prova të forta që rritja e sasisë së tyre në dietë ul drejtpërdrejt rrezikun e infarktit apo sulmet në tru.
Edhe
Fëmijët nuk konsumojnë mjaftueshëm pemë e perime, prindërit këshillohen të mos i shmangin
Gjithashtu, sasia e flavanoleve ndryshon shumë nga një produkt te tjetri, në varësi të mënyrës së kultivimit, pjekurisë, ruajtjes dhe përpunimit të ushqimit.
Fondacioni Britanik i Zemrës dhe Fondacioni Britanik i Ushqyerjes kanë deklaruar se këshilla më e sigurt mbetet një dietë të balancuar me shumë lloje të ndryshme frutash dhe perimesh.