Lifestyle

Përfitimet që sjell kanella për shëndetin

Kanella është një erëz, vlerat shëndetësore të së cilës janë befasuese. Ajo krijohet nga lëvorja e pemëve të kanellës. Ajo është përdorur si erëz për mijëra vjet. Kanella është një përbërës aromatik, që përdoret në receta të ëmbla dhe të shijshme.
Kanella është studiuar për efektet e saj terapeutike, që nga ulja e sheqerit në gjak dhe kolesterolit deri te reduktimi i inflamacionit.

Megjithatë, konsumimi i dozave të mëdha të kanellës mund të ketë efekte të dëmshme, si shkaktimi i çrregullimeve gastrointestinale dhe reaksioneve alergjike.
Kanella përmban një përbërje të quajtur cinnamaldehyde, e cila është e pranishme në vaj. Ajo kontribuon në aromë dhe ndikon në përfitimet e ndryshme shëndetësore dhe efektet anti-inflamatore që i atribuohen kanellës.
Lëvorja e kanellës përmban komponime të tjera bioaktive si katekinat dhe procyanidins, të cilat i përkasin një nëngrupi erëzash dhe mund të kenë efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Përdorimi i kanellës në uljen e sheqerit në gjak është studiuar tek personat me paradiabet. Edhe pse studimet nuk janë përfundimtare, një prej tyre sugjeron se konsumi i përditshëm i kanellës mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak, shkruan EatingWell.
Në studim, pjesëmarrësit me paradiabet morën tre doza ditore prej 500 miligramë kanellë (një e treta e lugës së çajit) gjatë 12 javëve. Studiuesit zbuluan se kanella për 12 javë përmirësoi glukozën plazmatike të agjërimit dhe tolerancën ndaj glukozës në paradiabetikët.
Megjithatë, studiuesit vërejnë se nevojiten më shumë studime për të trajtuar efektet e kanellës në shkallën e progresit nga paradiabet në diabetin e tipit 2. (Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)