Lifestyle

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-ut për herë të parë kryhen intervenimet për fistulë arterio venoze [+18]

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer me sukses, për herë të parë në Kosovë, dy operacione që kanë të bëjnë me krijimin e fistulë sarterio-venoze ( FAV), për hemodializimin e pacientëve, bën të ditur përmes një komunikate QKUK-u.

Fistula arterio-venoze (FAV) është komunikim dhe qarkullim i gjakut në mes arteries dhe venës.

Rasti i parë:

Bëhet fjalë për pacienten X.H e moshës 50 vjeçare, me pamjaftueshmëri kronike të veshkave, e cila në duar i kishte të harxhuara të gjitha venat sipërfaqësore për krijimin e FAV. Në këtë situatë zgjidhje e mirë mbeti shfrytëzimi i njërës prej dy venave të thella të krahun e majtë dhe përdorimi i saj për krijimin e FAV.

Operacioni është realizuar me dy akte: Në aktin e parë së pari është prerë venë e krahut në regjionin e bërrylit, duke e bashkuar me arterien e krahut, me anastomozë termino-laterale (fund i venës - skaji i jashtëm i arteries).

Akti i dytë: Pas 4 javësh funksionimi të kësaj FAV është bërë superficalizmin dhe transpozicionin e kësaj vene ( venën e thellë të krahut është zhvendosur nga thellësia në sipërfaqe dhe nga pjesa e brendshme në pjesën e jashtme të krahut, që ketë qasje më të lehtë për shpim me gjilpërë gjatë kohës së hemodializës).

Image
Image

Fig.1. Vena e thellë e krahut e anastomozuar Fig.2. Vena e thellë e krahut e transpozicinuar

arterien e krahut, në pozitë anatomike. dhe e superficializuar krahun e majtë.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacientja pas 6dite hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi.

Ajo tashmë hemodializën e bën nëpërmes kësaj FAV.

Rasti i dytë:

Bëhet fjalë për një pacient mashkull A.H të moshës 52 vjeç, me pamjaftueshmëri kronike definitive të veshkave. Ky kishte filluar hemodializën para 19 vjetëve.

Të gjitha venat në ekstremitetet e sipërme, ishin shfrytëzuar për krijimin e disa FAV, të cilat në faza të ndryshme të funksionimit të tyre, gjatë 19 viteve të hemodializës ishin trombozuar (mbyllur).

Si zgjedhje më e mirë për krijimin e FAV të re, kishte mbetur shfrytëzimi i venës së madhe sipërfaqësore (vena saphenamagna) në këmbën e majtë.

Ajo çka e bën këtë operacion unik dhe shumë të rrallë, është se pacienti kishte ndryshime të avancuara aterosklerotike (kur arteriet në murin e brendshëm kanë të depozituar gëlqere) në arterie të ekstremiteteve të sipërme. Pacienti kishte disa faktorë të rrezikut të sëmundjeve kardio-vaskulare: duhanxhi i vjetër, diabet, dislipidemi (yndyra të rritura në gjak), variacione të tensionit arterial dhe hiperparatireoidizëm primar (vlera të rritura të hormonit paratireoid - PTH).

Arteria brachialis e anës së djathtë ishte e mbyllur, kurse të dy arteriet qe e ushqejnë dorën e majtë me gjak; arteria brachialis (arteria kryesore) dhe arteria brachialisprofunda (arteria dytësore) ishin të përdredhura (coling) dhe me ndryshime të avancuara aterosklerotike.

Në këtë rast meqë arteria brachilaisprofunda (arteria dytësore) e krahut ishte më e zhvilluar se arteria primare e krahut dhe kishte më pak ndryshime aterosklerotike dhe për të mos cenuar ushqyeshmërinë e dorës me gjak nëpërmes arteries kryesore, vendosëm që FAV ta realizojmë në arterien dytësore të dorës.

Operacion e realizuam hap pas hapi. Së pari të dy arteriet në formë spiraleje u rregullua me largimin e këtij segmenti të përdredhur dhe rekonstruksionin e tyre me anastomozë termino-terminale T-T (fund më fund).

Pastaj u morëm 50 cm të venës sipërfaqësore nga këmba e majtë dhe u kriju një Bypass (urëzim) në mes arteria brachialisprofunda dhe venës axilaremajtas (vena nënsqetullore).

Image
Image

Fig.3.Coling(përdredhja) e a. brachialissin. Fig.4. Rekonstruksioni i a. brachialisprofunda

shigjeta e bardhë. (shigjeta e bardhë) dhe i a. brachialis (shigjeta e kaltër).

Image

Fig. 5. Anastomoza proksimale e bypass të venës Fig. 6. Anastomozadistale e bypass-it në

a. brachialisprofunda (shigjeta e bardhë). vena axillaris (shigjeta e bardhë).

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë.

Ai tashmë hemodializën e bën nëpërmes kësaj FAV.