Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tek një pacient i moshës 70 vjeçare, ka realizuar operacionin e parë në QKUK, të njohur si zëvendësim i valvules aortale me valvul biologjike (Bovin Biological Aortic Valve) të krijuar nga perikardi bovin.
Sipas njoftimit të QKUK-së, operacionet e tilla mundësojnë që pacientet të jetojnë pa terapi anti-koagulantë. Ato zakonisht vendosen tek pacientët të cilët kanë rrezik nga koagulopatiti, tek femrat e reja të cilat mendojnë të krijojnë familje, tek të rinjtë që dëshirojnë të merren me sport dhe kanë nevojë për ndërrim të valvulet si dhe tek moshat e shtyra (70 vjet e tutje).
Pacienti i operuar është liruar në shtëpi në ditën e pestë post-operatore në gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale.
Valvulet biologjike janë valvule të krijuara nga indet shtazore (indet e derrit, lopës, kalit). Në këtë rast është zëvendësuar valvula biologjike e krijuar nga perikardi i lopës.
Operacioni u realizua nga kardiokirurgët Dr. Arbër Kutllovci, kardiokirurg dhe Dr. Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular, anestezioni është mbajtur nga Dr. Dafina Matoshi, kardio-anesteziologe dhe Dr. Diana Avdyli-kardio-anesteziologe, asistuar edhe nga ekipi i instrumentarëve dhe teknikëve të anestezionit.
Kardiokirurgjia vazhdon të realizojë operime të komplikuara dhe të shtrenjta, të cilat realizohen në qendrat e mëdha kardiokirurgjike në botë, duke kursyer pacientët që mos të shkojnë për trajtim jashtë institucioneve publike, por edhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë.
-
Në QKUK bëhet zëvendësimi i valvuleve të zemrës me valvul biologjike
-
Në QKUK fillon zëvendësimin e valvules aortale me metoda minimale invazive
-
QKUK: Rast i rrallë, i shpëtohet jeta 39 vjeçares që pas shtatzënisë pësoi çarje aorte
-
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-ut për herë të parë kryhen intervenimet për fistulë arterio venoze [+18]
-
Në QKUK kryhet intervenim i rëndë në zemër, shpëtohen 5 pacientë me vdekje klinike