Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në QKUK kryhet intervenim i rëndë në zemër, shpëtohen 5 pacientë me vdekje klinike

qkuk

Pas reanimit nga ekipa reanimatore e QendrëS Emergjente, 5 pacientëve që ishin në vdekje klinike, menjëherë u është bërë angiografia- stentimi, apo intervenimi kardiokirurgjik.

Pas reanimimit dhe intervenimit në sallë të kateterizimit, pacientëve u është vazhduar disa ditë mjekimi në kuadër të Mjekimit Intenziv Qendror, Njësi Koronare, apo Kardiokirurgji dhe tashmë nga gjendja e vdekje klinike gëzojnë shëndet të mirë.

“Pesë pacientët janë lëshuar në mjekim ambulantor në gjendje të mirë shëndetësore. E gjithë kjo punë është realizuar falë bashkëpunimit ekipor ndërmjet shërbimeve të ndryshme në QKUK”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

“QKUK ka disa muaj që është në funksion 24-orësh për të trajtuar të gjitha rastet e infarkteve akute që kanë nevojë për intervenim të menjëhershme”, thuhet tutje.

Operacione të komplikuara vazhdojnë të kryhen edhe tek shërbimi i kardiokirurgjisë, një intervenim i tillë është kryer edhe tek pacienti i moshës 56 vjeçare i diagnostikuar si valvulë bikuspidale (ves i lindur) dhe me insuficiencë të avansuar të kësaj valvule, zgjerim i aortes ascendente mbi 6 cm, sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të sheqerit dhe të veshkëve. Pacientit ju krye operacioni kompleks në zemër me sukseses të plotë.

“Operacioni i realizuar kishte si sukses zëvendësimin e valvules aortale, ndërrimin e aortes ascendente, reimplantimin e arterieve koronare (Bentall Operation). Gjithashtu pacientit ju realizu heqja e pllakës aterosklerotike nga arteria koronare (LAD coronary endartherectomy) dhe realizimi i tre bypass aorto-koronar. Operacioni u realizua nga Ass. dr.Arbër Kutllovci, kardiokirurg dhe nga Prof.dr.Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular. Ekipi u mbështetë nga një staf me mbi 15 profesionisët shëndetësor (specializant, perfuzionist, instrumentare, teknik anestezioni)”, bëhet e ditur në kumtesë.

Edhe Mjekët italianë operojnë në QKUK 11 pacientë me probleme në zemër Arbëri Mjekët italianë operojnë në QKUK 11 pacientë me probleme në zemër

Pas ndërhyrjes kardiokirurgjike, pacienti lirohet në shtëpi në ditën e gjashtë post-operatore me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale.

Kardiokirurgjia vazhdon të jetë e hapur 24/7 për të gjitha patologjitë elektive dhe urgjente të zemër që kanë nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike.