Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Luftimi i ankthit dhe depresionit me metoda të thjeshta

Depresioni

Depresioni

Aktiviteti fizik mund të jetë gjëja e fundit që u shkon ndër mend njerëzve që vuajnë nga depresioni apo ankthi.

Nga ana tjetër, ekspertët e fushës thonë se aktiviteti fizik kur kryhet në mënyrë të rregullt zbut ndjeshëm simptomat e depresionit.

Tingëllon paradoksale apo jo?

Një studim i kryer nga Universiteti i Teksasit zbuloi se vetëm 30 minuta aktivitet i moderuar fizik në harkun kohor të pesë ditëve mund të zbusë në mënyrë të ndjeshme simptomat e depresionit, ose edhe t’i përgjysmojë ato.

Padyshim që aktiviteti fizik nuk luan rol zëvendësues për medikamentet kundër depresionit, por është pa kurrfarë mëdyshjeje, i mirë.

Edhe Shtimi i 1,000 hapave në ditë mund të ulë rrezikun nga depresioni Lifestyle Shtimi i 1,000 hapave në ditë mund të ulë rrezikun nga depresioni

Përmirëson humorin

A e keni vënë re sa të gjallëruar dhe sa të hareshëm ndiheni pas një vrapi?

Studimet tregojnë se aktiviteti fizik është i fuqishëm në përmirësimin e humorit.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe kombinojnë barnat me aktivitetin fizik kanë mundësinë të dalin sa më shpejt prej sëmundjes.

Nyjet e konsumuar bëhen si të reja brenda një jave – provoni këtë

Mëso më shumë

Aktiviteti fizik ndihmon në sekretimin e hormoneve pozitive.

Edhe Ushtrimet fizike mund të lehtësojnë dhimbjen po aq sa disa qetësues, thotë studimi Lifestyle Ushtrimet fizike mund të lehtësojnë dhimbjen po aq sa disa qetësues, thotë studimi

Një studim i publikuar në American Journal of Psychiatry ka zbuluar se vetëm një orë aktivitet fizik në javë mund të mjaftojë për të parandaluar depresionin duke u bërë kështu një forcë madhore për shëndetin mendor.

Më shumë vetëbesim

Aktiviteti fizik përmirëson edhe vetëbesimin tek njeriu, thonë ekspertët.

Sipas tyre, kryerja e aktivitetit fizik, pavarësisht kohës apo intensitetit nxit një imazh më të mirë të vetes.

Më pak frikë

Aktiviteti fizik lufton mjaft mirë simptomat e panikut dhe ankthit siç janë: djersitja, marramendja apo rrahjet e larta të zemrës.

Edhe Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë Lifestyle Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë

Nëse njeriu kryen rregullisht ushtrime, ai bëhet më pak i ndjeshëm ndaj këtyre problemeve mendore dhe emocionale dhe nuk percepton rrezik të shtuar.

Aktivitetet më të mira fizike për njerëzit që vuajnë nga depresioni janë: ecja, vrapi, çiklizmi, noti, aerobia, zumba dhe çdo gjë që vë trupin dhe trurin në lëvizje drejt mirëqenies së lakmuar./agroweb