Një studiues në një laborator në Pekin ka deklaruar se ka shpresa për luftimin e pandemisë COVID-19.
Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit quhet “Coronavac”.
Kompania biofarmaceutike, “Sinovac Biotech” e ka ndërmarrë njërin prej katër studimeve të autorizuara në Kinë, me rezultate premtuese, që është testuar tek majmunët.
Përderisa testet tek njerëzit vetëm sa kanë filluar, kompania ka thënë se është e gatshme të prodhojë 100 milionë doza në vit, për ta luftuar këtë pandemi, e cila është shfaqur në Kinë vitin e kaluar, para se të shpërndahej në glob, duke lënë të vdekur rreth 220.000 veta, transmeton KOHA.
Mijëra doza të vaksinës, të bazuara në një patogjen të paaktivizuar, janë prodhuar dhe paketuar në një paketim me ngjyrë të bardhë dhe të portokalltë të quajtur ‘’Coronavac’’.
Përderisa ky ilaç nuk është aprovuar ende dhe ka ende një rrugë të gjatë deri tek aprovimi, kompania duhet të dëshmojë se mund ta prodhojë këtë vaksinë në masë të madhe dhe të ketë një sasi të gatshme, në mënyrë që të kontrollohet nga autoritetet.
Instituti Botëror i Shëndetësisë ka paralajmëruar se prodhimi i një vaksine mund të marrë kohë nga 12 deri në 18 muaj, përderisa “Sinovac” nuk e di se kur do të jetë e gatshme për treg vaksina.
‘’Është pyetja që të gjithë janë duke ia bërë vetes’’ ka thënë për AFP-në Liu Pecheng, drejtor për menaxhimin e brendeve në “Sinovac”.