Kina ka miratuar testimin në njerëz të dy vaksinave eksperimentale ndaj koronavirusit, që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 100.000 njerëzve në botë, ka raportuar të marten agjencia kineze e lajmeve, “Xinhua”.
Vaksinat janë duke u përgatitur në degën në Pekin të “Sinovac Biotech” dhe nga Instituti në Wuhan për Produktet Biologjike, pjesë e Grupit Farmaceutik shtetëror kinez, transmeton KOHA.
Gjatë marsit, Kina e kishte dhënë dritën e gjelbër për testimin klinik të një vaksine tjetër, të zhvilluar nga Akademia kineze e Shkencave Ushtarake Mjekësore dhe firma nga Hong Kongu, “CanSino Bio”, pak pasi që prodhuesi amerikan i barnave, “Moderna” bëri të ditur se ka nisur testimin në njerëz për vaksinën e tyre me Institutin amerikan të Shëndetësisë.
-
Vaksina eksperimentale e Kinës për COVID-19 po duket e sigurt
-
Kina përgatit prodhimin në masë të vaksinave ndaj koronavirusit
-
Kina do t’i testojë mostrat e gjakut nga pacientët e parë me COVID-19 në Wuhan
-
Kina po synon të shtrijë vaksinimit edhe te 12-vjeçarët
-
Vaksinat anti-COVID të Kinës duken të sigurta dhe efektive, sipas një studimi