Shkencëtarët kinezë që po punojnë për vaksinën ndaj COVID-19 kanë thënë për Sky News se janë “99 për qind” të sigurt se ajo do të jetë efektive.
Sinovac, kompania bioteknologjike me bazë në Pekin, aktualisht e ka vaksinën e saj për COVID-19 në fazën e dytë të testimit, me më shumë se 1000 vullnetarë pjesëmarrës.
Kompania ka thënë se është në diskutime preliminare për të mbajtur fazën e tretë të testimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Faza e tretë është e fundit e testimeve.
Luo Baishan, studiues në Sinovac, është pyetur nëse mendon se vaksina do të jetë e suksesshme.
“Po, po. Duhet të jetë e suksesshme. 99 për qind”, ka thënë ai.
Edhe
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Muajin e kaluar kjo kompani publikoi rezultatet në një revistë akademike. Sipas kompanisë, vaksina e quajtur CoronaVac mbron majmunët nga infeksioni me koronavirus.
Problemi më i madh me të cilin po përballet kompania, është numri i vogël i rasteve me COVID-19 në Kinë. Kjo e bënë testimin e vaksinës në një situatë epidemike të vështirë. Për këtë kompania po kërkon vend tjetër për testimet e fazës së tretë.
“Po flasim me disa vende evropiane dhe mendoj se kemi diskutuar edhe me Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht është faza preliminare për diskutim”, ka thënë Helen Yang, udhëheqëse në kompani.
Kompania po përparon sa i takon prodhimit, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet, raporton Sky.
Në selinë e kompanisë pakot e vaksinës me ngjyrë të portokalltë dhe të bardhë janë gati për shpërndarje. Synimi i angazhimit të dyanshëm është që prodhimi masiv të fillojë menjëherë, nëse provat dalin të suksesshme dhe vaksina merr lejen për përdorim.
Edhe
Vaksina kineze “Sinovac” ka efektshmëri të ulët
Synohet prodhimi i 100 milionë dozave, në një fabrikë në tjetër pjesë të Pekinit.
Vaksina megjithatë nuk do të jetë gati së shpejti. Duhet të kalojnë disa muaj në fazën e dytë para se të mund të fillojë faza e tretë. Më pas, nëse testimi del i suksesshëm, duhet që vaksina të miratohet.