Zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë ka thënë se efektiviteti i vaksinës kineze anti-COVID, “Sinovac”, është i ulët dhe qeveria po konsideron përzierjen e saj për t'i dhënë më shumë efektivitet, njofton AP.
Vaksina kineze "nuk kanë norma shumë të larta të mbrojtjes", ka thënë drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë të shtunën në qytetin jugperëndimor të Chengdu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPekini ka shpërndarë qindra miliona doza në vende të tjera ndërsa përpiqet gjithashtu të nxisë dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinave perëndimore.
"Tani është nën shqyrtim zyrtar nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit", shtoi Gao.
Shkalla e efektivitetit të një vaksine anti-COVID nga “Sinovac”, një zhvillues kinez i vaksinës, në parandalimin e infeksioneve simptomatike është gjetur të jetë deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil. Për krahasim, vaksina e bërë nga Pfizer është gjetur të jetë 97% efektive.
Pekini ende nuk ka miratuar asnjë vaksinë të huaj për përdorim në Kinë, ku koronavirusi u shfaq në fund të vitit 2019.
Gao vuri në pikëpyetje edhe vaksinat që janë zhvillur në Perëndim përmes teknikës eksperimentale mARN, ndërsa Kina zhvilloi vaksinat e saj përmes teknikës tradicionale.
Shqipëria është duke vazhduar vaksinimin e qytetarëve me “Sinovac”, ndërkohë që efektshmëria e saj edhe zyrtarisht është në shkallët më të ulëta. Shumë shtete në Ballkan kanë përfituar nga shpërndarja e vaksinës “Sinovac”, pavarësisht se e tilla nuk është e regjistuar për përdorim në Evropë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).