Një prodhues ilaçesh kinez ka thënë të mërkurën se vaksina e saj për COVID-19 është 79.3 për qind efektive për të parandaluar infeksionin.
Kompania Sinopharm është një nga katër zhvillues të Kinës që janë bërë pjesë e garës globale për të krijuar vaksinën kundër koronavirusit. Më shumë se 1 milion punonjës shëndetësorë dhe të tjerë në Kinë e kanë marrë këtë vaksinë me aprovim urgjente deri sa ishte ende duke u testuar.
Vaksina e Sinopharm jepet në dy doza, ka thënë kompania. Deklarata e tyre nuk përfshinte edhe detaje nëse kjo vaksinë kishte efekte anësore, për kushtet e transportit dhe përdorimin e saj, shkruan AP.
Zhvilluesit kinezë po testojnë vaksinat e tyre në disa shtete, përfshirë Rusinë, Egjiptin dhe Meksikon.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se edhe nëse ato janë të suksesshme, procesi i certifikimit për SHBA-në, Evropën dhe Japoninë mund të jetë shumë i vështirë që vaksinat kineze të përdoren atje.
-
Vaksinat anti-COVID të Kinës duken të sigurta dhe efektive, sipas një studimi
-
“Po”-ja nga OBSH-ja, fitore për diplomacinë kineze të vaksinave
-
OBSH-ja miraton vaksinën kineze anti-COVID “Sinopharm”
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
-
Vaksina kineze “Sinovac” ka efektshmëri të ulët