Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Këshilla kundër rënies së flokëve gjatë vjeshtës

Shëndeti i flokëve pasqyron shëndetin e përgjithshëm, kështu që problemet e flokëve sugjerojnë një çrregullim në trup.

Rritja e humbjes së flokëve në vjeshtë është problem për shumë njerëz.

Në fakt, flokët tona reagojnë në dritë si bimët. Në pranverë dhe verë ato rriten, pasi drita shkakton rritjen e hormoneve, dhe në vjeshtë, kur dielli bëhet më i vogël, flokët dobësohen dhe bien, transmeton KosovaPress.

Humbja e flokëve sezonale zgjat rreth 6-8 javë, por nëse vazhdon edhe pas kësaj periudhe, atëherë ju duhet të vizitoni mjekun, pasi mund të ketë diçka më serioze, si çekuilibër hormonal, sëmundjet e gjëndrës tiroide, mungesa e vitaminave të caktuara, tepricë e vitaminës A, por edhe stres.

Disa këshilla kundër rënies së flokëve gjatë vjeshtës:

Edhe Rënia flokëve në vjeshtë – çfarë duhet të bëni? Lifestyle Rënia flokëve në vjeshtë – çfarë duhet të bëni?

Masazhoni kokën ndërsa lani flokët

Përdorni rregullisht balsamin

Përdorni paketime me vaj ulliri ose kokosi

Prisni rregullisht flokët e dëmtuara

Mundohuni të mos bëheni shumë nervoz

Edhe Kur kthehet në problem rënia e flokëve Lifestyle Kur kthehet në problem rënia e flokëve

Konsumoni ushqim të shëndetshëm

Konsiderohet se gratë janë më pak të prirë për t’iu rënë flokët sesa meshkujve, por statistikat mjekësore tregojnë se dy të tretat e grave të paktën një herë në jetë përballen me "episodin" e pakëndshëm të humbjes së flokëve.