Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ilaçet që ofrojnë shpresë për trajtim të sëmundjes së mëlçisë

Mëlçia

Mëlçia

Dy ilaçe të zakonshme mund të ofrojnë një shpresë të re për trajtimin e sëmundjes së mëlçisë së yndyrshme, sipas një studimi të ri.

Kjo gjendje, e njohur si Metabolic dysfunction-associated steatotic liver disease, është sot sëmundja më e përhapur e mëlçisë në botë, duke prekur rreth 1 në 3 të rritur. Ajo shfaqet kur yndyra grumbullohet në qelizat e mëlçisë, duke rritur rrezikun për dëmtime serioze dhe për sëmundje të zemrës, ka shkruar Science Daily.

Një studim nga University of Barcelona sugjeron se dy ilaçet ekzistuese mund të ndihmojnë janë:
pemafibrate dhe telmisartan.

Studiuesit zbuluan se këto dy barna, sidomos kur përdoren së bashku, reduktojnë ndjeshëm yndyrën në mëlçi dhe njëkohësisht mund të ulin rrezikun për probleme kardiovaskulare.

Trajtimet për këtë sëmundje janë ende të kufizuara, ndërsa shumë ilaçe eksperimentale nuk kanë kaluar testimet për shkak të problemeve të sigurisë. Për këtë arsye, shkencëtarët po fokusohen te përdorimi i ilaçeve që tashmë ekzistojnë dhe janë të sigurta për përdorim.

Edhe Dy ilaçe me potencial për shërimin e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur Lifestyle Dy ilaçe me potencial për shërimin e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur

“Jemi fokusuar në fazat e hershme të sëmundjes për të parandaluar përkeqësimin e saj. Por që një ilaç të përdoret në këto faza, duhet të jetë i sigurt për njerëzit. Prandaj kemi studiuar ilaçe që janë tashmë në treg dhe që mund të kenë përfitime për MASLD”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Marta Alegret.

Eksperimentet u kryen te minjtë dhe te peshqit zebra, modele që përdoren shpesh në studime sepse kanë ngjashmëri me metabolizmin e njeriut.

Rezultatet ishin shumë premtuese:

-Kombinimi i dy ilaçeve uli ndjeshëm yndyrën në mëlçi

-Doza më të ulëta të përdorura së bashku ishin po aq efektive sa doza e plotë e një ilaçi të vetëm

Edhe Studimi: Ilaçet për humbjen e peshës mund të parandalojnë operacionet e gjurit Lifestyle Studimi: Ilaçet për humbjen e peshës mund të parandalojnë operacionet e gjurit

-U vunë re edhe përmirësime në tensionin e gjakut dhe në nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak

Sipas studiuesve, kombinimi funksionon më mirë sepse vepron në mënyra të ndryshme në trup dhe mund të ketë efekt më të fortë me më pak efekte anësore.

Studimi tregoi se telmisartan ndikon në një proteinë të rëndësishme, PCK1, duke ndryshuar mënyrën si mëlçia përpunon lëndët ushqyese, nga prodhimi i yndyrës drejt prodhimit të glukozës.

Ndërkohë, pemafibrate ndihmon në uljen e yndyrave në gjak, duke mbështetur shëndetin e përgjithshëm metabolik.

Edhe pse rezultatet janë shumë inkurajuese, studimi është ende në fazë të hershme dhe është bërë vetëm te kafshët. Kjo do të thotë se nevojiten studime klinike te njerëzit për të konfirmuar efektin dhe sigurinë.

Edhe Lëngjet e ëmbëltuara rrisin për 60 për qind rrezikun për sëmundje të mëlçisë Lifestyle Lëngjet e ëmbëltuara rrisin për 60 për qind rrezikun për sëmundje të mëlçisë

“Që kjo të kthehet në trajtim për pacientët, duhen studime klinike për të parë nëse përfitimet janë të njëjta edhe te njerëzit”, ka thënë Alegret, ani pse ky studim hap një rrugë të re pra përdorimin e ilaçeve ekzistuese në kombinim për të trajtuar një nga sëmundjet më të përhapura sot.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo nuk zëvendëson bazat e stilit të jetesës. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik mbeten thelbësore për parandalimin dhe menaxhimin e kësaj sëmundjeje.